Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

MALËSIA NË MËSHIRËN E INJORANCËS DHE FATIT

Msc. Mark Lucgjonaj


Edhe pse jemi në shekullin XXI, ne shqiptarët në Mal të Zi, duke i pasur të gjitha mundësitë politike dhe ligjore, ënde po vuajmë kompleksin e bajraktarizmit. Si rrjedhojë e kësaj, politika jonë u copëzua duke bërë që të jemi të pafuqishëm. Problemi më i madh tani për tani është injoranca e individëve që po udhëheqin politikën e ashtuquajtur shqiptare, pasojat e të cilës po shikohen çdo ditë e më shumë. Mos reagimi i përfaqësuesve politik në pothuajse asnjë çështje jetike që lidhet me jetën e shqiptarëve në Malësi e më gjere, ndarja e partive politike në parti katolike e myslimane, bllokimi i të rinjve dhe lënja e tyre pas dore, po çojnë drejt një rruge pa kthim, drejt një asimilimi të shpejtë.

As tani, që shqiptarët e mbajnë në pushtet Qeverinë e Malit të Zi, edhe pse në zgjedhje dolën më keq se asnjëherë tjetër, asgjë nuk po ndryshon. Si pasojë e ndarjes në më shumë se dhjetë parti, shqiptarët formuan dy koalicione dhe prodhuan një deputet. Por, edhe pas kësaj, askush nuk dha dorëheqje, as të dështuarit, as të fituarit?! Në fakt, të fituar nuk pati, përveç atyre që pranuan postet për të heshtur problemet e shqiptarëve në Mal të Zi. Ata, zunë pozita në qeveri dhe sa herë që flasin apo duket se reagojnë, bëjnë folklorizëm politik. Askush nuk do të jetë i dyti, askush nuk do të ia prishë ujin Podgoricës, andaj bajraktarët “tanë”, për të mos ia prishur Podgoricës, po ia prishin Malësisë, por kjo paguhet. Ndërsa ne po e paguajmë me asimilim, me emigrim dhe zhdukje. Por kujt i bëhet vonë sepse injoranca po na sundon dhe kështu përfundojnë ata që sundohen nga injorantët.
Nuk u reagua për rastin “Otranti”; nuk u reagua për rastin e “familjes Nikaj”! Nuk është reagim të dilet në media e të thuhet se shqiptarët kanë të drejtë ta përdorin flamurin e tyre, siç bëri i vetmi përfaqësuese nga partitë e ashtuquajtura shqiptare. Reagim është kurë në mënyrë kategorike dhe emergjente, të kërkohet ndryshimi i Ligjit për përdorimin e simboleve nacionale për popujt autokton. Por, a duam ne që ta ruajmë njerkën dhe të mbysim nënën?! Kështu po veprojnë politikanët tanë.
Në fakt, kasta polikë që përfaqëson (?) shqiptarët në Mal të Zi, është kasta më injorante dhe më e pa përgatitur si kuadro. Njerëz që nuk kanë dijeni as për historinë, as për sistemet politike, as për format e udhëheqjes, për fat të keq janë në krye të listave dhe në funksione kyçe. Kjo është edhe arsyeja se pse këta prijës, nuk unifikohen përballë një kërcënimi serioz. Le të na bindin për ndryshe me një bashkim partiak, me një unifikim qellim-mirë. Por, mendoj se nuk mund ta bëjnë, jo këta që janë në skenën politike të dështuar tash 15 vitet e fundit, ndërsa të tjerët jo se jo.

Si pasojë e kësaj, janë krijuar dy blloqe: blloku mysliman dhe blloku katolik. Një ndarje e stilit post-mesjetarë, pa asnjë logjike politike sa i takon politike-bërjes shqiptare. Këtë ndarje kaq të thellë e kemi falë politikanëve që krijuan parti të pastra konfesionale. Kjo ndarje përveç se ka larguar votuesit, po shkatërron edhe vetë gjenin shqiptarë. Tani, kemi në Malësi njerëz që janë malësorë por jo shqiptarë, kemi shqiptarë por jo malësorë, kemi boshnjak me vëlla shqiptarë, kemi malazez me vëlla shqiptarë, kemi një shumicë dërmuese që turpërohet nga gjuha shqipe… Po ashtu, kemi një numër të madh që mbiemrat i mbajnë me viq, dhe vetëm tetë mijë shqiptarë në gjithë Malin e Zi që kanë pranuar ta marrin letërnjoftimin me mbishkrim shqip dhe shkronja shqip.
Këto ndoshta nuk janë probleme me të cilat duhet të merren politikanët, por shtrohet pyetja se me cilat çështje po merren ata e që ne nuk po e dimë?!

Vetëm para pak muajve, në fshatin Narhelm, banorët protestuan për një objekt që u punua te Kroni, në bregun e Liqenit të Shkodrës. Aty, u punësuan njerëz që nuk jetojnë aspak në Malësi dhe qe nuk flasin shqip. Askush nga politikanët nuk u mor me këtë punë, por e lanë në heshtje. U vendosen edhe tabela të ndryshme, në gjuhën malazeze dhe angleze, por jo shqip. Kjo, nuk është çështje e politikanëve tanë, sepse çështje e tyre është ta mbajnë qeverinë e Malit të Zi në këmbë pa asnjë kusht! Ah po, se harrova, kushti i vetëm është xhepi, punësimi i disa individëve nëpër poste që nuk mund të bëjnë as edhe një gjë për shqiptarët dhe dhënia e rrogave të majmura vetëm që të heshtin. Ndërsa ata punën e bëjnë shumë drejtë, pastër dhe saktë, heshtin plotësisht.
Pasojat e gjithë kësaj politike injorantësh dhe inatçinjësh, po vërehen. Ato po bien mbi popullin, mbi malësorin i cili po asimilohet në boshnjak, në malazez, po emigron, thjeshtë po humbet. Çdo ditë e më tepër, ne jemi më pak dhe kjo është fitore e dikujt.

Asgjë personale me askënd, por një masakër e batërdi po bëhet nga politikanet tanë mbi popullin shqiptarë. Zgjohuni njerëz! Zgjohuni dhe ua thoni në sy kurë ua kërkojnë votën. U thoni se kështu të ndarë, me këta përfaqësuese të “vdekur”, me këta lojtarë që kemi në fushë, çdo vit po biem nga një kategori. Dhe më e keqja është, se shumë shpejt do të na e blejnë edhe stadiumin, do t’ia ndërrojnë emrin dhe ne histori do të ruhemi si “Moreja” e dytë.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close