Advertisements

Në dhjetë vjetorin e pavarësisë “NewBorn” kthehet me pamje të re

ATSH/.- Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në kryeqytetin kosovar, ka sot një pamje të re në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Obelisku i pavarësisë, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, çdo vit ndryshon pamje, për ta bërë atë më tërheqës për vizitorët vendas e të huaj.

Këtë vit obelisku në vend të shkronjës B, ka numrin 10 në ngjyrë të verdhë, që simblizon jubileun e parë të Pavarësisë.

NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.

Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë, ndërkohë që çdo vit ai ka ndryshuar pamje.Ai është krijuar nga Fisnik Ismaili. Të parët që nënshkruan në të ishin ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close