Advertisements

Ovacione për Ermonela Jahon dhe Placido Domingon në Kinë-Pekin

/ATSH/- Sopranoja Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïs, personazhit kryesor të operas me të njëjtin titull. Ajo ka interpretuar në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin kryesor të murgut, Athanael.

Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit të IV para erës sonë. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj.

Forca krijuese që fshihet pas prodhimit të ‘Thais’-it nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.
Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, publiku është mrekulluar me performancën e kësaj shfaqje, ku edhe duartrokitjet e shumta nuk kane munguar.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: