Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Përtej hijes tënde

@gjyle-julie krasniqi


Herë bjen e shkurtë, turbullt, herë
si këmish’ nate qepur n’Olimp
bredh si divinë buzë ujesh, herë
në akrobatikë t’botëkuptimit.

herë jehon, aq afër preket, herë
s’ rikumbon dot, me asnjë hap
të matet me veten e vet, herë
ligjohet në lozhë mbi krahë.

herë zbardhet pa dalë dielli, herë
pushon n’ pikturë si kon i thellë
herë vishet në kujtese të ujit, herë
dorëzohet para ligjeve të jet’s.

Ashtu rri si gjysmërruzull i mërzitur
e parresht’ formon një tufë hijesh
aty ku mendja zien. Në thesarin e jet’s.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close