Advertisements

Përveshni mëngët e organizoni një referendum për t’iu aneksuar Shqipërisë

Ilirjana Kastrioti 

Historikisht në marrëveshjen e Rambujes, në pikën 6 thuhet : Përsa i përket Kosovës, nuk do të ketë ndryshime në kufijtë e Kosovës.
Kurse, Kushtetuta, Kapitulli 1, Neni1, pika 3: Republika Federale e Jugosllavisë është përgjegjëse në Kosovë për a) Integritetin territorial, b) Ruajtjen e tregut të përbashkët brënda Republikës Federative të Jugosllavisë, c) Politiken monetare d) Mbrojtjen dh) Politikën e jashtme, e) Shërbimet doganore, f) Tatimet federale g) Zgjedhjet federale.
Një marrëveshje e tillë e firmosur nga pala jonë tregon se shqiptarët pranuan para Fuqive të Mëdha Botërore se Kosova është pjesë e Republikës Socialiste të Jugosllavisë, do me thënë Sërbisë sot.
Republika Socialiste e Jugosllavisë s’është më dhe ne kemi ndruar mëndje e s’na e ka qejfi të jemi më nën Sërbinë.
Të tërë ndrrojnë mëndje, pse mos ndrojmë dhe ne?
Ndaj bëhen herë pas herë referendum nëpër botë për çështje të ndryshme, sepse njerëzit ndrojnë mëndje.
Pra Dardania nuk i ka këmbët e lidhura me ato që ka nënshkruar e me hajvenërit që ka patur e ka në krye.
Ndaj unë do i kërkoja me ngulm aktivistëve të bashkimit të Shqipërisë në Shqipëri Etnike, te përveshin mëngët e të organizojnë një referendum për t’iu aneksuar Shqipërisë.
Për fat të keq, fjala ime bie në vesh të shurdhër.
As që e çan njeri kokën të lëvizë gishtin për referendum.
Në të njëjtën kohë kur fqinjët tanë u grinë duke bërë referendume për bashkim me këtë apo atë republikë, atdhetarët e Dardanisë as që i’a hyjnë asaj pune.
Presin nga Amerika që t’iau sjellë bashkimin tek goja, madje dhe të shkruajtur e gati për të firmosur, që mos lodhen me shkrime nenesh e pikash.
E keni vene re që enveristët dardanë o s’flasin fare, o të nxjerrin fotografi të Uçk-së kur i flet për referendum?
Justifikimi i tyre është që bashkimi do bëhet vetëm me anën e grykës së pushkës.
Po derisa sa të vi dita që revolucioni botëror të plasë dhe ata ta shkrepin më në fund belxhikun, me çfarë do të merren ?
Do të shfletojnë klasikët e do të shkruajnë libra të tjerë, do me thënë konkretisht s’do bëjnë asgjë, apo do të hidhen e do të punojnë të mbledhin firma për referendum ?
Kush bën sehir sot do me thënë që bashkimin nuk e do, valvit apo s’valvit fotografitë e njëmijë dëshmorëve të lavdishëm të Uçk-së gjatë luftës së fundit!

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: