Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Sabina H. Zeqiri, një femër gjilanase që ka zemër të madhe…

Gjilan, 13 shkurt 2018


Sabina Haziri -Zeqiri, është nga Gjilani, por jeton në Zvicër. Ajo e ka zemrën e madhe dhe është mjaft humane. Kohës së fundit, ajo po e ndihmon Spitalin e Gjilanit. Një ditë, asaj i ka shkuar mendja se, spitali i vendlindjes së saj ka nevojë të ndihmohet me forma apo mjete të ndryshme mjekësore. Ajo është punëtore e re në Zvicër, e cila punon me plot vullnet në fushën e mjekësisë.
Ndonëse e re, ajo Gjilanin nuk e ka harruar dot, por, kësaj here ka tubuar material të nevoshëm për Spitalin e Gjilanit. Ka sjellë aparaturë të re e të veçantë për në sallën e operacionit për pacientët e Gjilanit, të cilët janë shëruar më lehtë e pa kurrfarë problemi. Kjo pajisje mjekësore e saj u ka ndihmuar shumë mjekëve dhe pacientëve gjilanas, të cilët kanë pasur shumë nevojë për shërim. Vlera e kësaj aparature të re që i është përcjellur Spitalit të Gjilanit, është mbi 150 mijë euro.
Në një bisedë rasti, ajo tha se me ndihma kam filluar qysh para një viti. “Donacionin e kam përcjellur dhe ai ka arritur në Gjilan, më 19 janar 2016. Siç dihet, Spitali i Gjilanit qe 15 vite nuk ka marrë donacion të kësaj rëndësie tejet të nevoshme për spital, përkatësisht për pacientët e këtij regjioni. Këto dy vite, në bashkëpunim me Agim Kryeziun, drejtor i Spitalit të Gjilanit, jemi mundur për ta ngritur trajtimin e pacientëve në traktin operativ me një aparaturë të re. Kështu, tanë kohën unë kam qëndruar në kontakt me stafin e Spitalit të Gjilanit që aparatura ime të hyj përdorim dhe mos të mungojë asgjë. Vlera e kësaj aparature kap shumën mbi 150 mijë euro”, ka shtuar S. Haziri- Zeqiri, femër gjilanase, e cila jeton qe disa vite në Zvicër.
Duke realizuar me shumë vullnet të madh kryerjen e një akti human, kjo femër shqiptare, nga Gjilani, me shumë mund ka arritur ta ndihmojë popullin e saj, që tash punët dhe kujdesi ndaj njerëzve është shumë me i lehtë, falë mjeteve që ka arritur t’i sigurojë me dëshirën e saj të madhe që sa do pak të ndryshohet gjendja e spitaleve në qytetin në fjalë, pasi që ajo vetë e ushtron të njejtën detyrë, edhe pse ajo jeton dhe vepron jashtë shtetit.
Kjo femër gjilanase, e cila jeton në Zvicër, ka merita të shumta, e cila nuk i deshi as dritat e kuqe të kamerës që të filmohet ky vullnet mirë, edhe pse beson edhe shpreson që s’do të jetë kjo ndihmë e saj e fundit , pasi që pas këtij donacioni, ka pasur edhe shumë ndihma që u ka sjellur skamnorëve dhe jetimëve të kësaj ane të Anamoravës së Gjilanit./Tefik Selimi
Legjenda: Sabina Haziri –Zeqiri…

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close