Advertisements

Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë që Kroacia t’ia shesë INA-n Rusisë

Këtë e tha ambasadori i ri i SHBA në Kroaci, Robert Kohorst, duke deklaruar se do të ishte një “gabim”.

“Është në dorë të Kroacisë të vendosë se ku djto t’i shesë kompaninë, por ne mendojmë se do të ishte një gabim”, tha Kohorst në një konferencë për shtyp, njoftoi Poslovni dnevnik.

Sipas tij, Rusia është një faktor “pengues” në rajon dhe Shtetet e Bashkuara “duan të shohin si partner një vend me interes të madh për suksesin e Kroacisë”.

“Ne duam që Kroacia të ketë një partner i cili do të jetë i gatshëm ti  ofrojë mbështetje,” shtoi ai.

 

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: