Advertisements

Sllovenia partner ekonomik i madh i Kosovës

ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor tha se “Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës”.

Gjatë takimit, Haradinaj falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven” , tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, Haradinaj u shpreh se “Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës”. Po ashtu, ai shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se “Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: