Advertisements

Stoltenberg :Iniciativa për mbrojtjen evropiane,jo alternativë mbrojtje e NATO-s

/ATSH-AFP/ – Iniciativa për mbrojtjen evropiane nuk duhet të krijojë barriera ekonomike dhe as të shfaqet si alternativë në NATO, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, një ditë para takimit të ministrave të Mbrojtjes të organizatës në Bruksel.

Jens Stoltenberg iu referua shqetësimeve të shprehura nga administrata amerikane.

“Po, ka pikëpamje të ndryshme”, pranoi Stoltenberg në një konferencë shtypi për prezantimin e takimit në të cilin do të marrë pjesë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Ne mbështesim iniciativën evropiane, me kusht që ajo të jetë plotësuese dhe të mos heqë dorë nga aktivitetet dhe nevojat e NATO-s”, theksoi Katie Wheelbarger, e ngarkuar për sigurinë ndërkombëtare në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes.

“Ne nuk dëshirojmë që BE të heqë burimet në NATO”, nënvizoi ajo.

Përfaqësuesja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të jetë e ftuar nesër në mbrëmje për të saktësuar iniciativën evropiane.

“Më shumë shpenzime dhe kapacitete mund të riforcojnë NATO-n. Duhet reaguar si një plotësues, jo për të zëvendësuar NATO-n”, theksoi Jens Stoltenberg.

“Kjo nuk do të kishte kuptim për BE-në dhe NATO-n për të hyrë në konkurencë”, nënvizoi ai.

Jens Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu kundër një mbylljeje të tregjeve ushtarake evropiane në vendet jo anëtare të BE-së.

“Duhet shmangur krijimi i barrierave të reja brenda NATO-s. Ne kërkojmë një industri për mbrojtjen evropiane më  konkurruese. Është në interes të të gjithë aleatëve të NATO-s”, theksoi ai./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: