Advertisements

8 shqiptarë të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë,bandë grabitësish

ATSH/ – Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor ” Picasso”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Sokol Kalani, Shef i Task Forcës “Anti-Skifter” në Policinë e Shtetit, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi dhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon bënë të ditur detaje nga ky operacion.

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge, janë 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve.

“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, deklaroi Kalani.

Në zbatim të letër porosisë të dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28-29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit:, Ilmi Vila, Alerio Dushku dhe Albert Arra.

Ndërsa në Belgjikë u arrestuan pesë persona, Arbër Llulla, Deiv Bulku, Ardit Skeja, Agron Hyseni dhe Flori Saliu

Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Një pjesë të parave që fitonin nga shitjet, i dërgonin në Shqipëri.

Advertisements
%d bloggers like this: