Advertisements

A do të vij Gjuriqi përseri në Kosovë me 20 prill?

Serbet kanë paralajmëruar që me 20 prill do të fillojnë me formimin e “Zajednicës”,jasht institucioneve të Kosovës.Ky do të jet një provokim i radhes nga ana e serbëve i cili do ti bëhet sovranitetit të Kosovës.
Prandaj shtrohet pyetja se a do të vazhdojnë këto provokime ,duke pasë parasysh se me atë rast kur ata do të fillonin të formimin e “Zajednicës” në mënyrë jashtliogjore aty sipas detyres do të duhej të ishte i pranishëm edhe Marko Gjuriq.

Marko Gjuriqi ishte arrestuar nga njesitë speciale të Kosovës para ca ditësh sepse kishte hyrë në Kosovë pa lejen e organeve kosovare.Qeshtja është a do të tentoj Gjuriqi të futet serish në Kosovë pa lejen e Kosovës. Apo ai do të kërkojë këtë leje për të marrë pjesë në një ngjarje antikushtetuese në Kosovë,dhe a do ti jepej leja dhe si do të arsyetohej leja nese do ti ipej kur dihet se ajo do ti ipej për diçka jashtligjore!?Ose ai përseri do të futej në Kosovë pa leje?!
Zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës,kishin deklaruar se Gjuriqi mund të vij në Kosovë pa problem se edhe kafe do ti servohej ,vetëm se ai do të duhej të vijë në mënyrë të rregullt ,konform rregullave të shtetit./Proinformacion.com

Advertisements
%d bloggers like this: