Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

A ka boshnjak në Kosovë dhe Shqipëri ?

Nga :Fahri Xharra

Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka boshnjak . Shkrimi i sotëm nuk e ka qëllimin e mohimit të ndo një minoriteti , por mohimin e një sajese artificiale serbo-sllave të një kombi t`ashtuquajtur ‘ boshnjak “ .
Duhet të kuptohemi mirë që fjalën e kam për të ardhurit nga Sanxhaku i Novi Pazarit në Kosovë e Shqipëri në kohë të ndryshme po jo më larg sesa viti 1878 ( pas Kongresit të Berlinit )

(Në Shijak, Sukth, Shënavlash e zonat për-rreth, janë evidente më shumë se kudo ndjenjat e miqësisë tradicionale midis kombit boshnjak dhe atij shqiptar. Kjo për faktin se qytetarët shqiptarë jetojnë në harmoni të plotë me rreth dhjetë mijë boshnjakë, të vendosur këtu para 150 vjetësh. Paqja, toleranca, dialogu dhe mirëkuptimi janë tregues sinjifikativ jo vetëm i komuniteteve fetare shqiptare, por edhe në marrëdhënjet e shqiptarëve me këtë komunitet. Shoqata, Boshnjakët e Shqipërisë “Zambak”, si mbrojtëse e interesave të këtij komuniteti feston sot 20-vjetorin e krijimit. Një koinçidencë e bukur, ky përvjetor i 20-të i kësaj Shoqate me 150-vjetorin e vendosjes së boshnjakëve në Shqipëri….. Edhe pse ata atje janë vendosur para një 150 vjetësh, edhe sot e kësaj dite e ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e tyre.
( Nga Halil RAMA , Boshnjakët E Shqipërisë )
Sa ka të vërtetë në boshnjakizmen e këtyre “boshnjakëve” t`ardhur në Shqipëri ?

(Boraka, fshati i populluar vetëm nga boshnjakë Ata janë boshnjakë apo, siç i ka mbetur emri nga turqishtja muhaxhir (refugjatë). Jetojnë fare pranë Shijakut në fshtrat Koxhasë e Borakë ndërsa kanë mbërritur në Shqipëri më 1878. Tashmë ka kaluar më shumë se një shekull nga qendrimi i tyre në vendin tonë, por nëse takohesh me boshnjakët, kupton se gjuha e shumë tradita të tjera nuk janë harruar. Të vegjëlit mësojnë gjuhën boshnjake (serbo-kroatisht) që kur lindin, e po kështu edhe shqiptarët që lidhin martesa me ta. Dasmat nisin me këngët e Shqipërisë së Mesme, ndërsa përfundojnë me vallen katërshe boshnjake. Njeriu që na shoqëroi në fshatrat ku jetojnë boshnjakët, është Lutfi Duka, i cili ka themeluar shoqatën “Zambaku”. Duka shpjegon se zambaku është simbol i boshnjakëve e, për këtë qëllim edhe shoqata mori të njëjtin emër. Koxhasi, është fshati i parë menjëherë pas Shijakut. Rrugët nuk janë të shtruara, por këto nuk ndihen shumë nga distanca e shkurtër. Fshati Koxhas nuk ka vetëm boshnjakë por, edhe çamë, dibranë e, të ardhur të tjerë nga fshatrat përreth.)

Të flasim drejtë , jemi në kohën që mefakte të shkojmë kundër rrymes serbe dhe turke për zvoglimin e popullit tonë ( në mënyra të ndryshme ) ,Neve na duhet zëri i të vërtetes edhe nga vet “ boshnjakët “ e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që tendenca e shqiptarëve të Sanxhakut për këthimin në në rrënjet e tyre të realizohet.
E di që e kanë të vështirë sepse ende ndonjë -iq , rëndon mbi mbiemrat e tyre , por ata e dinë ( heshtas , në vetvete ) që janë shqiptar .E di që propaganda serbo-turke peshon rëndë mbi të kaluarën e tyre , por ata duhen të krenohen me plisin e bardhë të gjyshërve të tyre .Ata e dinë shumë mirë se pse i kanë lëshuar tokat e tyre të Sanxhakut ?

‘Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq, për “Srebrenicën e Sanxhakut”, thotë: “Sipas raportit të komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, Gjeneralit Drazha Mihajlloviq, në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1943. në Luginën e lumit Lim njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm. Në raport theksohet se 1.200 të vrarët ishin të aftë për ushtri, ndërsa 8000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq”, shkruan bosnjaci.net” – Po , kush ishin këta sanxhaklinj te pafajshëm ,? – Shqiptar, të gjithë shqiptar .
“Vuajtjet e popullit në viset veriore të trojeve Shqiptare janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocid i pa parë kundër popullsisë së besimit islam të këtyre trevave. Sipas dëshmive të dokumentuara në këtë periudhë janë masakruar rreth 9200 njerëz. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjakë). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter “kryqëzate”. ( nga Ismet Azizi )
Por mos të harrojmë edhe këtë : “Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e kanë mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës , i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botrore , por ka ardh edhe momenti që ata tua bëjnë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë nuk e mohojnë..” ka thene historiani Dr . Rexhep Shkrijel,
“Ngjarjet e kohëve të fundit i ka detyruar të thonë publikisht atë që opinion kosovarë e shqiptarë e ka pritë kaherë. Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e kanë mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës , i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botrore , por ka ardhë edhe momenti që ata tua bëjnë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë nuk e mohojnë.
“Boshnjakët në Sanxhak janë krenarë për origjinën e tyre shqiptare,” tha ai, duke shtuar se populli boshnjakë këtë nuk e fshehë dhe me krenari e potencojmë se ” pjesë e asaj komponente të cilën e posedon edhe Acif Effendiu” ( Ismet Azizi , Dr.Shkrijelj: “Boshnjakët” janë krenar për prejardhjen e tyre shqiptare )
Pra , nëse ““Boshnjakët në Sanxhak janë krenarë për origjinën e tyre shqiptare” , atëherë pse
“ boshnjakët “ e Kosovës dhe Shqipërisë të manipulohen nga batakçinjtë dhe t`fshehin identitetin e tyre?

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close