Advertisements
News and Magazine

A mund të jetë Sekretari i sapo emëruar amerikan i shtetit Mike Pompeo, me prejardhje arbëreshe?!

Shkroi: Xhelil Arifi


Është bërë si një dukuri që çdo kush që neve na duket se duhet të jet një person i cili ishte apo është potencial historik,ose figurë e rëndësishme ,qoftë politike a artistike,ose për ndonjë arsye tjeter të shpallet,Shqiptar ose ti gjenden rrënjët nga trungu arbnor!

Mike Pompeo

Megjithëse nganjëhere vërtetë pretendohet pa ndonjë mbulesë të arsyeshme ,në shumë raste të tjera kemi të bëjmë me të vërtetën e madhe se njerëz të rëndësishëm nga historia botërore,parasegjithash që ka të bëjë me kontinentin e vjeter,vërtetë kanë qenë me prejardhje shqiptare.
Ju mesiguri i dini shembujt e papëve,vezirëve,arkitektëve,burrështetasëve të cilët krijuan shtete si Greqinë,Italinë,në një fare forme edhe Egjiptin e të tjerë raste të shumëta.
Pra nuk është se kjo gjë nuk ka bazë.

Prandaj po ti qasemi nga kjo perspektivë dhe të spekulojmë mbi këtë bazë ,na del edhe i sapo emëruari i Donald Trumpit për Sekretar shtetror amerikan ,Mike Pompeo mund të jet Shqiptar.

Jo direkt,sepse nuk kemi dëshmi të drejtpërdrejt por anash mund të pretendojmë për këtë duke u nisur nga një fakt nga Wiki ku shkruan :Pompeo ka lindur në Orange, California, biri i Dorothy (Mere Mercer) dhe Wayne Pompeo. [9] [10] Ai është me origjinë italiane. Gjyshja e tij atërore lindi në Caramanico Terme.
Të ndalemi këtu dhe të themi se Caramanico Terme është një komunë dhe qytet në krahinën e Pescara në rajonin Abruzzo të Italisë, i vendosur pranë ngjitjes së lumenjve Orfento dhe Orta, në majë të malit Monte Morrone dhe Majella.Majella,është aty një nga majat ma të larta aty.E shikoni ngjashmërinë e emërit me majen!

 

Kisha orthodoxe arbëreshe

Të shkojmë tutje.Shumë pranë aty kemi Villa Badessa për të cilën në Wiki shkruan :Villa Badessa (Badhesa in arbëresh) è una frazione di 395 abitanti del comune di Rosciano in provincia di Pescara, Abruzzo ed è situato a 161 m s.l.m..Pra Villa Badessa (Badhesa në Arbërisht) është një pjesë e 395 banorëve të komunës Rosciano në provincën e Pescara, Abruzzo dhe ndodhet në 161 m s.l.m ..
Në wiki,shkruan edhe kjo:Villa Badessa është një nga vendbanimet e shumta historike shqiptare (arbëreshë) në Italinë qendrore-jugore, me gjasë më e fundit (1743) …
Tani se sa e vërtetë mund të jetë se të parët e Pompeos Sekretarit të ri amerikan dhe ish shefit të CIA-s mund edhe të kenë prejardhje të ndonjë familje arbëreshe ne nuk mund ta dimë me saktësi,por duke marrë parasyshë praninë e madhe të elementit arbëror mu pranë vendlindjes së të parëve të tij,edhe mund të jetë e mundshme.Për më shumë mund të hulumtojnë ata që janë ma kompetentë për këtë.Ne kemi bërë vetëm punën publicistiko-informuese të një rasti të mundshëm!

/Proinformacion.com

https://it.wikipedia.org/wiki/Villa_Badessa

https://en.wikipedia.org/wiki/Mike_Pompeo

https://en.wikipedia.org/wiki/Caramanico_Terme

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close