Advertisements

Aktualja në bashkëbisedim: Lirim Gashi, Ibrahim Kelmendi, Shemsi Reçica dhe Bislim Elshani

Pjesmarrës në bisedë Lirim Gashi, Ibrahim Kelmendi, Shemsi Reçica dhe Bislim Elshani.
Bislim Elshani:
Mjerë Kosova për këtë klasë politike pykash e burracakësh të papërgjegjshëm, që s’kanë as dije dhe as guxim për të marrë përsipër vendime me rëndësi historike për të ardhmen e Kosovës, por që dijnë vetëm t’ia ngulin njeri-tjetrit thikën prapa shpine, ndërsa të gjithë së bashku t’ia ngulin thikën të ardhmes së Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar në Ballkan. Kam thënë dhe do ta përsëris: gazi lotsjellës është mjet politik për ta shpallur konceptin e demokracisë si të dështuar dhe jofunksional. Alternativa që mbetet është autoritarizmi dhe putinizmi, si dhe despotizmi teokratik i botës arabo-islamike.
Kundërshtarët e demarkacionit kanë pasur kohë tre vjet për të bindur State-Departamentin dhe BE-në për mashtrimin dhe grabitjen që po na bëhet. Nëse kanë dështuar atëherë në lojë janë arsye që tejkalojnë drejtësinë ose kanë të bëjnë me një drejtësi më të komplikuar për mendjet tona të varfra. Kësisoj, po të kisha qenë dje dhe pardje në Kuvendin e Kosovës, të gjithë kontestin tim do t’ia drejtoja State-Departamentit amerikan dhe drejtuesve të BE-së, dhe as Hashimit, as Ramushit e as Kadriut. Me këta të fundit do të merresha vetëm në kuadër të qorrsokakut zhvillimor ku e kanë futur Kosovën, dhe jo me ato që nuk i kanë në dorë. Pastaj shtrohet pyetja: a mos vallë amerikanët kanë hequr dorë nga sponsorizimi i pavarësisë sonë? Nëse duhet të refuzojmë gjithçka që vjen nga Amerika, atëherë si shpjegohet që të gjithëve na u kënaqën veshët kur diplomati i lartë amerikan Ves Miçel ua përplasi mu në hundë drejtuesve serbë nevojën e themelimit të forcave të armatosura të Kosovës? A mos duhej të kundërshtonim edhe këtë ide amerikane?
[Bislim Elshani ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i Kosovës”.
.Lirim Gashi:
I nderuar Bislim Elshani : Me dhunën në Kuvend nuk jam pajtuar kurrë, pamvarsisht se dje nga mllefi dhe pikëllimi për faktin se po e humbnim pa kthim një pjesë të paparë të territorit, jo vetëm për nga bukuritë natyrore, por edhe për nga rëndësia strategjike iu gëzova nga thellësia e zemrës bombave lotësjellëse.
Këtë torturë të shëmtuar shpirtërore, nga ky teatër maratonik politik me pasoja reale, ndoshta edhe do ta kisha gëlltitur disi, sikur Ramushi të ishte i sinqertë dhe të tregonte haptas që USA kanë vendosur kështu dhe ne nuk kemi llogari të konfrontohemi me superfuqinë botërore që e mundësoi krijimin dhe ekzistencën e shtetit tonë.
Problemi i demarkacionit lindi nga dilentantizmi i Thaçit i cili e pranoi këtë marrëveshje si zakonisht pa u konsultuar fare me Kuvendin dhe u vulos nga Isa Mustafa i cili e nënshkroi verbërisht, pa ia dërguar ekspertëve dhe institucioneve përkatëse për ta verifikuar saktësinë e saj.
Mungesa e transparencës, përgjegjësisë, llogaridhënies dhe mospërfillja e Kuvendit, jo vetëm në negociata me fqinjët, por edhe në vendimmarrje, jo vetëm që është burimi i të gjitha problemeve, por edhe po i kushton shumë Kosovës politikisht, ekonomikisht, në aspektin social, moral, arsimor, shëndetësor, edukativ, të sigurisë dhe atë juridik.
Ramushi e shfrytëzoi këtë mënyrë diletante të politikëbëries dhe vendimmarrjes për ta shndërruar në kauzë të rrejshme që do t’ia mundësonte atij ardhjen në pushtet, ndërsa Hashimi dhe Kadriu e shfrytëzuan afshin e Ramushit për pushtet, për t’ia lënë atij në dorë pataten e nxehtë.
Sikur Ramushi të kishte dalur para mediave si një burrë i vërtetë dhe ta kishte kërkuar haptazi dhe sinqerisht mbështetjen e popullit duke ia bërë atij të qartë se vendimi PRO s’ka alternativë dhe sikur ta kishte pranuar që në fakt Kosova po humb territor, por pozita e saj negociuese është aq e dobët sa që nuk premton korrigjim, unë i pari do ta kisha pranuar këtë të vërtetë të hidhur edhe pse me pikëllim në zemër.
Por çka bëri Ramushi ? 
I joshur nga “ideja gjeniale” e Fatmir Limajt për t’ia përgatitur popullit të uritur për udhëtim pa viza karrotën e radhës, Ramushi e dërgoi atë në Podgoricë për ta teleisur karroten me melmesat malazeze, sipas motos kur këta e teleisin i duket popullit e bardhë e kur ne e teleisim i duket e zezë.
Ata ,,ekspertë” që ia hedhin 80% të fajit Vetvendosjes vetëm pse po e kundërshton parimisht në kontinuitet dhe me të njëjtat metoda diskutabile mënyrën fatale të politikëbëries dhe vendimmarrjes, duhet ta kenë të qartë se ta fajësosh Vetëvendosjen për epilogun e demarkacionit është njësoj sikur ti fajësosh mjekët për ekzistimin e kancerit, sepse po i luftojkan metastazat e tij me metoda drastike.
Diçka nuk po përputhet këtu esencialisht në mes qëndrimit parimor të Vetëvendosjes dhe sasisë së kritikes që ia bëjnë ,,ekspertët” në fjalë asaj.
Po e zëmë që Vetëvendosje s’po ekzistojka fare, ngaqë edhe ashtu vetëm po zhurmojka, por asnjë të keqe s’po e ndalojka deri në fund, në një shoqëri të kapluar nga rrënimi moral dhe papjekuria politike.
Atëherë shtrohet pyetja, kënd  do ta shpallnin këta ,,ekspertë të rangut botëror” fajtor kujdestar për situatën e krijuar pas dy dekadash liri në Kosovën tonë të dashur?
Ta drejtosh gishtin në drejtim të Vetëvendosjes është njësoj sikur ta drejtosh të njëjtin në drejtim të pasojave pa e analizuar burimin e problemeve dhe për hesapin tim një analizë e tillë është në përpjestim të drejtë ,,me nivelin e jashtëzakonshëm intelektual” të ,,ekspertëve” në fjalë.
Hashim Thaçi karrierën e tij politike e ndërtoi si agjent i “shërbimit inteligjent franqez”, me ndihmën e të cilit u katapultua brenda natës në krye të sektorit politik të rezistencës guerile shqiptare me qëllim të dobësimit dhe shthurjes së saj e jo të forcimit dhe konsolidimit.
Në ndërkohë kur e kuptoi se pas presionit të madh nga USA, Mbretëria Bashkuar Britanike dhe deri dikund edhe Gjetmania, politika zyrtare franqeze u detyrua që të heqë dorë nga përkrahja konspirative e synimeve fashiste serbe dhe të rreshtohet edhe zyrtarisht në anën e USA dhe Mbretërisë së Bashkuar Britanike, Hashim Thaçi ndërroi qëndrim dhe u transformua në një atdhetar të rrejshëm.
Megjithatë edhe pse politika zyrtare franqeze e ndryshoi qëndrimin e saj karshi Kosovës, “shërbimi intelegjent franqez” në bashkpunim me shërbimet simotra nga Serbia dhe Rusia e vazhdoi avazin e vietër duke thurur plane për shkëputjen e Veriut të Kosovës nga Kosova dhe në momentin e parë të përshtatshëm e realizoi përmes ndarjes së Mitrovicës.
Në këtë ndarje Hashim Thaçi e luajti jo rastësisht rolin kyç, ngaqë përveç që ishte personi më i përshtatshëm për shantazhim, ishte edhe personi me ndikimin më madh në politikën zyrtare të Kosovës.
Demarkacioni me Malin e Zi jo vetëm që nuk do të korrigjohet, por do të na duket si piknik në Disneyland në krahasim me sfidat dhe kushtëzimet që na presin në të ardhmen.
Asociacioni i komunave serbe, demarkacioni me Serbinë,  Gjykata Speciale, luftimi i korrupsionit si dhe çkapja e shtetit dhe jurisprudencës nuk mund të sfidohen nga njerëzit që i prodhuan e që janë kaq shumë vite pjesë e pushtetit.
Ramushi i cili u bë me ndihmën e tyre Kryeministër nuk është që s’ka energji, vullnet dhe synime të mira, por është lidhur me djajtë të cilët po i keqpërdorin muskujt e tij, energjinë, guximin dhe dashurinë e zjarrtë ndaj posteve kyçe në hierarkinë shtetërore për ta bërë hisedar në të gjitha dështimet e tyre dhe për ta pastruar vetveten nga një pjesë e madhe e përgjegjësisë.
Në terminologjinë politike gjermane taktika që përdoret për ta zgjedhur katundarin më të përshtatshëm dhe autentik për t’ia lënë pataten e nxehtë në dorë quhet ” Baueropfer Taktik” që në gjuhën shqipe i bie “taktika e viktimizimit të katundarit”.
Hashimi dhe Kadriu e shfrytëzuan kthimin triumfal të Ramushit nga Odisea franqeze dhe rritjen razante të popullaritetit të tij në Kosovë për ta bërë Kryeministër dhe hisedar të të gjitha dështimeve që lidhen me disfatën e tyre në zgjedhjet qendrore që me ndihmën tij e shndërruan në fitore të tyre dhe humbje të Kosovës edhe për katër vite.
Gjashtë muajshin e parë të qeverisjes së tyre mafioze e shfrytëzuan për ta përçarë Vetëvendosjen pikërisht kur ishte në zenitin e saj politik dhe kur e kuptuan se djalli e mori shakanë.
Jo rastësisht Vetëvendosa u përça pas fitoreve të mëdha në zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe për të qenë absurdi më i madh ende pa qeverisur me Kosovën, kështu që nuk duhet me qenë njeriu profet për ta kuptuar se në prapaskenën e kësaj përçarjeje qëndrojnë pikërisht të njëjtit njerëz që i shkaktuan Kosovës debakël në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.
Shemsi Reçica :
I nderuar Bislim Elshani:
1.  Marrëveshjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, pala shqiptare e ka nënshkruar pa marrëveshje paraprake ndërshqiptare pozitë-opozitë, pra pa konsesus, dhe, përveç kësaj, edhe pa transparencë. Opozita LVV-AAK-NK, në fillim, dhe LVV, tash në fund, siç dihet, e ka kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje, edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e kuvendit. Tash: cili veprim: ai i pozitës apo ky i opozitës, është dështim i demokracisë?! (Shprehja Juaj “gazi lotsjellës është mjet politik për ta shpallur konceptin e demokracisë si të dështuar“, – është shmangie nga e vërteta. “Lufta“ pozitë-opozitë, në kuvend dhe jashtë tij, është bërë, jo për “konceptin e demokracisë“, por për një territor të caktuar;
2. Marrëveshjen e Demarkacionit e kanë nënshkruar dy ministrat e jashtëm të shteteve përkatëse, Kosovë dhe Mali i Zi. Tash: a mund të pritej që State-Departamenti dhe BE-ja, ta kundërshtonin këtë marrëveshje, – si të dëmshme për Kosovës dhe të dobishme për Malin e Zi? Pastaj, si mund t’i bindnin “kundërshtarët e demarkacionit“, State-Departamentin dhe BE-në, për“, siç thoni Ju, “mashtrimin dhe grabitjen që po na bëhet“, kur Qeveria e Kosovës, për tri vjet, jashtë Kosovës dhe brenda saj, e ka mbrojtur me fanatizëm, me komisione e me mjete financiare të buxhetit të shtetit, nënshkrimin e saj në Marrëveshjen e Demarkacionit?
3. “Nëse duhet të refuzojmë gjithçka që vjen nga Amerika…“ po thoni Ju dhe prapë po shmangeni nga e vërteta, për t’i rënduar kundërshtarët e Demarkacioni, por, në fakt, në Kosovë nuk ka forcë politike që “refuzon gjitjçka që vjen nga Amerika“, siç po thoni Ju.
4. Kundërshtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit, nga opozita, LVV-ja, qoftë edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, dhe zvarritja, për gati tri vjet, e kalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, përveç tjerash, duhet të përdoren si dëshmi para miqëve tanë ndërkombëtarë, për t’iu treguar se sa i rëndë dhe i vështirë për shqiptarët, ishte ratifikimi i  Marrëveshjes së Demarkacionit.
5. Kundërshtimi i Demarkacionit, edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend, përveç që nuk e përjashton demokracinë, ai i jep një peshë shumë më të madhe “kompromisit“ të Kosovës kundrejt Malit të Zi, vetëm për “hatër“ të SHBA-ve dhe të BE-së.
6. “Autoritarizmi dhe putinizmi, si dhe despotizmi teokratik i botës arabo-islamike“ s‘janë veçori të opozitës kundër qeverisë, siç lini Ju të nënkuptohet në shkrimin tuaj, por veçori të qeverisë kundrejt opozitës, pra për shtypjen e opozitës.
7. Përpjekja për lidhjen e kundërshtarëve të Demarkacionit, me “autoritarizmin dhe putinizmin, si dhe despotizmin teokratik të botës arabo-islamike“, prandaj, përveç që nuk korrespondon në asnjë pikë me të vërtetën, – është edhe veprim i ulët i propaganduesve të saj kundrejt kundërshtarëve të demarkacionit dhe i dëmshëm për vetë shqiptarët.
.
Ibrahim Kelmendi :
I nderuar Prof. Shemsi Reçica, Falëndrime për opionin Tënd. Megjithatë, disa kundërshtime:
1. Goxha e zorshme duhet të ketë qenë marrëveshja paraprake me opozitën, kur opozita nuk sistemon interesat, në partiake dhe shtetërore, por gjithçka e gjithësi e kushtëzon dhe e (sh)përdor në luftën e saj për të ardhur në pushtet. Shëmbull ishin AAK-ja e Nisma, me saktësisht Ramush Haradinaj dhe Fatmir Lima, meqë ato parti janë “firma” private të këtyre dyve. Në fakt, vetëm pse qe angazhuar Ramushi, duke shpërdoruar mitin e tij për meritat që paskësh pas në luftë dhe mitin për rrezikshmërinë e tij kriminale, , ajo mori përmasa. E ai e gjeti marrëveshjen si mjet për ta ardhur në pushtet, dhe jo pse i dhimte zemra për tokën.
2. Marrëveshjen e kanë nënshkruar dy ministra të jashtëm, por edhe dy ministra të brendshëm. Hashimi ishte edhe zv-kryeministër. SHBA dhe BE-ja duhet ta kenë mbikëqyrur punën e dy komisioneve, nuk kanë pritur të marrin ato vendime dhe këta të bëjnë aminin, meqë ato janë duke u përkujdesur me sigurimin territorial të Kosovës. Nuk e besoi të kenë rënë në atë nivel SHBA e BE t’i manipulonte pozita dhe as nuk me besohet se ishin te angazhuar kushtimisht të favorizonin Malin e Zi.
3. Nuk me besohet se në Kosovë përkrahen të gjitha propozimet amerikane. Do të ishte mjerim i llojit të vet. Ata që marrin për kriter vetëm pozicionimin e SHBA-ve, janë hiça pa identitet e dinjitet. Ndërsa në rastin konkret pozicionimi amerikan nuk ishte anti-Kosovë.
4. Kundërshtimi në Kuvend me bomba të gasit lotsjellës ishte vetëm një dëshmi, sa destruktiv e huliganë janë ca shqiptarë, që shpërdorojnë rastet duke i kamufluar si veprime atdhetare. Vazhdoi të kem bindjen se Ramushi dhe Albini u bënë aq të dhunshëm, jo pse u dhimbësishin ato rreth 8200 hekatë, por sepse shpresonin mos po përfitojnë përkrahjen e popullit, duke e manipuluar me patriotizëm folklorik, që të imponoheshin në pushtet. Fatkeqësisht për pak gjë gati tre vjet Kosova u mor pothuajse vetëm me marrëveshjen, duke prodhuar imazh tepër kompromitues në botë, deri edhe duke i nervozuar përkrahësit e shtetësisë së Kosovës të rimendonin njohjet e tyre.
5. Për keqardhje nëse vazhdoni të arsyetoni agresivitetin në Kuvend përmes gazit lotsjellës. Po të kisha qenë deputet dhe të më privonin e dhunonin në atë mënyrë ca psikopatë, vërtet do të isha mbrojt me të gjitha mundësit fizike që do të kisha. Nga del e drejta që ca harmbash të dhunojnë shumicën dhe ta katandisin Kuvendin në atë gjendje?!
6. Të dhëna konkrete nuk kemi për të pohuar e kundërshtuar ndikimin putinist e islamist, por zhvillimet mund të keqkuptohen se kishin ndikim. Ndërsa është normale që ndaj një opozite, e cil nuk ka numra për të pamundësuar miratimin por imponohet me dhunë fizike, përdoret edhe dhuna shtetërore që ta diciplinon dhunën e saj.
7. Meqë prapë ke potencuar mungesën e ndikimit putinist dhe islamist, a mund të ofrosh ndonjë provë për ta dëshmuar se nuk kishim edhe të tillë ndikime?
Mirë që po debatojmë një ndodhi me kaq shumë pasoja, por edhe më mirë është të jemi racional. Unë edhe përpara, kur argumentoja se nuk duhet të kundërshtohet marrëveshja me të gjitha mënyrat e mjetet, jam bazuar në tre arsye kryesore:
a. Kosova nuk kishte asnjë dëshmi për pronësi shtetërore, meqë nuk kishte qenë asnjëherë shtet; asnjë përllembë e tokave private e pronave komunale nuk ishte andej kufirit të marrëveshjes.
b. Mali i Zi, po t’i kërkonte 8200 hekatarë bjeshkë t’i faleshin, i meritonte t’i faleshin, sepse rrezikoi shumë duke e përkrah Shtetin e Kosovës – edhe duke u armiqësuar me Serbinë e Rusinë “vëllazërore; përkundrazi, institucionet malazeze në asnë rast, gjatë bisedimeve dy-palëshe, nuk kanë shfaq pretendim e agresivitet territorial.
c. Edhe po të ishte ai territor pronë juridike e Kosovës (për pronësi etnike nuk po flasim, meqë me shqiptare janë Vuthajt, se ta zëmë kullosat e gllogjanasve të Ramushit) dhe qeveria ia paskësh dhuruar ose shitur, populli meriton ndeshkimin që voton qeveri shitëse e tradhëtuese, dhe populli duhet të kupton seriozitetin kur voton.
Më shpresë se të paktën do të më drejt-kuptosh, uroj të kesh ditë sa më të mbarë.
Gjithsesi uroj që të gjithë pjesëmarrësit të kalojnë sa më mirë e të pasurojnë debatin me opinione, reagime e kritika sa më qytetëruese.
Lirim Gashi:
I nderuar Ibrahim Kelmendi : as mua s’më besohej që BE dhe USA do ta shëndrronin Vuçiqin brenda natës prej Zaulit në Paul dhe që Rusia mund të ndikonte në manipulimin e zgjedhjeve në USA, e që USA do ta sulmonin Irakun pas gënjeshtres së sajuar të një informanti të joshur nga 5000 euro pagë mujore për shpiunazhë.
Nuk më besohej që USA do ta lejonin mafinë financiare botërore që ta prodhoi artificialisht krizen financiare botërore, përmes lozjes poker me paratë e deponuesve të mesëm dhe të vëgjel anembanë botës dhe përmes kredive pa mbulesë të mobilieve. Nuk më besohej që çmimin e kësaj krizë do ta paguanin si zakonisht ata që nuk e shkaktuan pra njerëzit e zakonshëm si ti dhe unë dhe asnjëri prej atyre që e shkaktuan. Përkundrazi ata që e shkaktuan jetojnë sot nëpër ishujt e tyre privat dhe tallën me injorancën dhe idiotizmin tonë. A din sa është për mua e  rëndësishme ajo që ty s’të besohet? Po aq sa ishte i rëndësishëm për gjyshen ai fshati që digjej derisa ajo mastrubonte. Analizë se jo mahi, krejt sorrat kanë hypur mbi çati dhe janë rreshtuar si një nga kureshtja dhe respekti për analizën tënde dhe ty.
Ibrahim Kelmendi:
Nuk po i marre me radhe, Lirim, meqe shumica qendrojne, por vetem nuk e kam te qarte, perse u duheshin SHBA-ve e BE-se ato 8200 hektare bjeshke t’ia kalonin Malit te Zi! Ke idene ose imagjinaten, PERSE?
Lirim Gashi:
Ibrahim, duke e pasur parasysh faktin se dilema jote lind nga mosbesimi iracional që rezulton nga preferencat dhe ndjenjat personale, atëherë për mua ishte shumë e logjikishme, por edhe matematikisht e dëshmuar që  pyetja jote e radhës do të jetë po aq naive, sa mosbesimi ytë në papjekurinë e dëshmuar të EU, këtij konstrukti të brishtë që nuk mund ta merr asnjë vendim racional, pa i përfillur edhe interesat e shteteve që nuk na pranuan, inkluzivisht Serbisë.
Ndërsa sa i përket pyetjes sate konkrete: çfarë interesash kishin BE dhe USA që një pjesë e territorit Kosovës të kalojë në pronësi të Crna Gores, do të ishte mençuri më e madhe sikur ta pyesje vetveten pse për State Departamentin amerikan ishte aq e rëndësishme që Crna Gora të bëhej menjëherë pjesë e NATO-s.
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: