Advertisements

Ambasadori Kif :Rusët për herë të parë pas Luftës së dytë botërore përdoren armë kimike në territorin e një vendi perëndimor!

Ambasadori britanik në Beograd Denis Kif,ka konfirmuar dyshimet se prapa sulmit në Solsberi kundër spiunit të dyfisht Sergej Skripal dhe vajzes së tij me armë kimike është Rusia.
Ai thotë se bëhet fjalë për sulmin e parë me armë kimike në një territor të një vendi të Europes perëndimore pas Luftës së dytë botërore.

“Të gjitha elementet e hetimit dhe të gjitha faktet objektive tregojnë qartë se Rusia është fajtore”,ka thënë ai për mediat serbe.
“Ne shpejt gjetëm dhe analizat laboratorike e konfirmuan atë në mënyrë të qartë, se ato ishin helmuar nga gasi nervor konventa të veçanta ndërkombëtare të ndaluara, të cilat janë për qëllime ushtarake të prodhuara dhe të ruajtura ekskluzivisht në territorin e Federatës Ruse”, tha ambasadori britanik.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: