Advertisements

Arrestohet ish-presidenti francez, Sarcozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është arrestuar për shkak mashtrimi në financimin e fushatës së tij presidenciale.
Sipas Reuters, duke iu referuar burimeve të gjykatës, ai u arrestua nën dyshimin për përfshirje në keqpërdorime me financimin e fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2007. Gjithashtu thuhet se Sarkozi së shpejti do të dëgjohet dhe është aktualisht në njësinë e paraburgimit të gjykatës .

Le të kujtojmë, Nikola Sarkozi ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012 dhe dyshimet rreth financimit të fushatës së tij presidenciale janë përmendur në media.

Gjithashtu, një hetim për këtë ishte nisur në vitin 2012, por u pezullua shpejt. Çështja u rihap vitin e kaluar, kur gjyqtari kompetent njoftoi se kishte prova të mjaftueshme kundër Sarkozisë dhe pë fillimin e gjykimit.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: