Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Bashkimi Europian financon internet pa pagesë në tërë Europën

ATSH-DPA/ –  Bashkimi Europian ka nisur sot zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.

“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së,  Mariya Gabriel.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.

Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove .

Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 dollarëve për instalimin e wi-fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close