Advertisements

BE sapo bëri të njohur kushtin e radhës për Kosovën për heqjen e vizave

Ata të cilët kishin plot gojen viza dhe eufori të pambështetur se vizat do hiqen për qytetarët e Kosovës sapo të votohet demarkacioni moren një leksion nga vet Bashkimi Europian i cili bëri me dije se nuk ishte i vetmi kusht.

Shefi i zyrës së BE-së, përfaqësuesi special i BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Këto misione kanë përgëzuar deputetët për votimin, dhe gjithashtu kanë shprehur keqardhje për hedhjen e gazit lotsjellës brenda ambienteve të Kuvendit.

Është bërë e qartë se pas miratimit të Demarkacionit, Kosova ka për të përmbushur edhe një kriter për liberalizimin e vizave, që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës paraqet një moment historik për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ratifikimi është një shembull konkret i përkushtimit të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky ratifikim gjithashtu nënkupton se është plotësuar njëri nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në komunikatë.

Advertisements
%d bloggers like this: