Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Blegtorët shqiptarë exportojnë në serbi bagëtinë e imtë

/ATSH/- Blegtorët shqiptarë duke nisur nga sot, mund të eksportojnë në tregun serb të imta (dhen, dhi dhe mishin e tyre).

Ky është hapi i parë drejt objektivit kryesor të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për çeljen e eksporteve blegtorale drejt Bashkimit Europian.

Në një njoftim për shtyp ministria e Bujqësisë, bën të ditur se, në datë 6 Mars 2018 u bë takimi midis Delegacionit të Republikës së Serbisë të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave  Branislav Nedimović dhe  delegacionit Shqiptar të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

Në këtë takim u ra dakort që duke respektuar kërkesat dhe standartet shëndetësore të të dy vendeve, të përgatiten të gjitha procedurat ligjore që do të mundësojnë që shkëmbimet tregëtare ndërmjet vendeve tona të përfshijnë edhe eksportin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, mishit të freskët të tyre.

Në vijim të dakortësisë ndërmjet dy delegacioneve, pas negocimeve të shumta me palën serbe, është rënë dakort për modelin e çertifikatës shëndetësore për eksport nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të mishit të dhenëve dhe dhive si dhe të çertifikatës shëndetësore për eksport të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi.

“Jemi njoftuar nga autoritetet Serbe se, aktualisht, çertifikatat shëndetësore për eksportin nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhen dhe dhi dhe mishin e tyre janë fuqi dhe përcjellë në pikat inspektimit kufitar të Serbisë. Në këtë mënyrë konsiderohet që eksporti i tyre është i hapur dhe ngarkesat mund të nisen në çdo kohë”, citon njoftimi i ministrisë së BUjqesisë.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për blegtorët shqiptarë, të cilët deri më sot, të gjithë prodhimin e tyre  e kishin dedikuar vetëm për tregun e brendshëm. Nga sot, këtij tregu i shtohet edhe një treg tjetër prej rreth 7 milionë banorësh siç është ai i Serbisë.

Potencialet e blegtorisë në vendin tonë 

Gjedhi në vendin tonë rritet kryesisht në kullotë të lirë, cka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun serb, i cili sot furnizohet kryesisht nga vende që shumicen e mbarështimit e realizojnë me anen e rritjes intensive.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje. Këta qingja në therje janë me një mesatare 10-15 kg mish për krerë, një vlerë ekonomike në total 25,2 miliard Lekë ose rreth 191 milion Euro. Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre drejt një vendi të huaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close