Advertisements

Brengë qielli e një shqiponje #Poezi

Xhelil Arifi


Fluturoj mbi kodrat tua plis
Mbahem sa nuk durojnë as shekujt
Jam nxirë nga vuajtjet
Notoj mbi gjakun e kuq të martirëve tu
Dhe më këputet shpirti kur të shoh ashtu të mjerë.
Të më zgjohesh nga gjumi i rëndë edhe njëherë
Bijt e tu të mos lindin e të vdesin kot
Të mos vdes një lashtësi e tërë
E në gjunj të mos bjerë
Gjakim Shqiponje është ky
Dhe brengë qielli
E një epoke të pavlerë

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: