Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

E diela në Gjilan dhe brohoritjet nga një stadion i mjerë

Është ditë e dielë në Gjilan dhe pas një shiu të natës ka dalë dielli dhe ka bërë një temperaturë bukur verore.
Njrëzia kanë shfrytëzuar rastin e kanë dalë sa për të shetitë sa për të pirë kafenë e zakonshme me miq e familjarë,por kishte edhe të tillë që kishin populluar sheshin e po rrinin në diell.

E ne po ecnim përskaj pjesës së përrockës ende të pambuluar dhe po sterkeqnim fytyrat prej erës së keqe që kundërmonte dhe na përcillte tërë udhes sa bëmë derisa arritëm prapa Stadionit të qytetit nga ku buqisnin brohoritje tifozësh që na bënë të kujtojmë ditën e diel si ditë futbolli.
Kurreshtja për të parë përbrenda ngjarjes nga vinin gjihë ato brohoritje të cilat vërtetë nga jasht dukeshin ma të mëdha se që në të vërtetë ishin,u afruam para derës hyrëse për në stadion dhe pyetëm për biletën hyrëse.

Dy euro,dhe jo se e dinim kush luan në atë ndeshje por s’kishte rëndësi.Neve na interesote ambienti dhe pamja nga brenda.
Një shitës biletash dhe dy roje -Security që na i shkyen biletën si ceremoni për tu futë brenda ,na përcollen për ndeshjen midis Vllaznisë së Pozhoranit dhe Ferronikelit të cilat luanin ndeshje kampionale në kadër të Super Ligës së Kosovës.

Sa shikues kishte,200-300 ,nuk e dimë,ulur e të tillë që qëndronin këmbë brohorisnin për klubin e tyre mesiguri Pozhoranin sepse ata quheshin vendës në stadionin e Gjilanit.
Përveç ndoshta fare në brendi ndoshta ku dukej se stadioni i plotësonte kushtet për lojë sado kudo,shkallët (Tribinat),gjithë infrastruktura përcjellëse brend e përjashta stadionit ishte për keqardhje,të cilën pamje ta shëmtonte edhe ndonjë në nevojë i cili dilte nga prapa stadionit me rryp në dorë ,dhe i kontribonte erës së mutit në tërësi që kutërbonte aty!!

Njerëzia edhe në ato kushte kishin dalë për ti përcjellur ekipet e tyre të zemrës edhe pse na thanë se shumica janë fansa të Vllaznisë,e sidomos të tillë që jetonin në Gjilan por ishin me prejardhej nga Pozharani.Shumë keq edhe për sportin edhe për sportdashësit që edhe pas kaq kohe nuk ka një vend ku njeriu vërtetë kënaqet duke parë një ndeshje e duke përjetuar qaste të këndshme të së dielës së lirë.

Nuk ishte i tillë dhe kushedi se kur do të bëhej.Ne dolem pas dhjetë minutash nga stadioni duke lënë prapa tifozët që i brohorisnin klubit të tyre dhe mjerimin e një stadioni i cili vërtetë i ngjanë ndonjë të tilli nga vitet e pasluftes së dytë botërorë e jo të një vendi që mëton ligat europiane!!/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close