Advertisements

Bruksel:Sot raund i ri bisedimesh Kosovë-Serbi në nivel expertësh

Sot në Bruksel do të mbahet një raund i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel expertësh ,siç njoftohet.
Është paraparë që temat që do të diskutohen në Bruksel do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbi Energjinë, urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kalimeve administrative si dhe Bashkësinë e komunave serbe (Zajednicën”.
Delegacionit të Kosovës do ti prij Avni Arifi ndërsa atij serb ,Drejtori i Zyrës për Kosovën ,Marko Gjuriç.

BE ka thënë se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Për këtë qëllim, thuhet se delegacionet teknike do të takohen çdo dy javë në Bruksel.
Raundi i mëparshëm i bisedimeve të ekspertëve u zhvillua më 26 dhe 27 shkurt në Bruksel dhe me këtë rast, përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës nuk ishin deklaruar për mediat,pas përfundimit të bisedimeve.

Advertisements
%d bloggers like this: