Advertisements

Çfarë do të ndodhë me qeverinë ,Ismet Beqiri i LDK-së e mohon përfshirjen e këtij subjekti në qeverinë Haradinaj

Pas braktisjes së Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe është ngritur qeshtja e funksionimit të mëtejshëm të kësaj qeverie .Është shkruar se ndoshta LDK-ja do ti japë mbështetje qeverisë ose ti bashkohet asaj pas deklaratave të vet këtij subjekti se nuk do ti lejohet që qeverisja e kosovës të bëhet e varur nga Lista.

Këto i ka hedhur poshtë Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ,kuptohet në manirin e tij,sepse nuk është hera e parë që ai flet për diçka e më pas ndodhë krejt e kundërta,megjithate Beqiri në një prononcim ka thënë se e vetmja mundësi që LDK-ja të përfshihet në qeverisje është nëse mbahen zgjedhje të reja.

“Asnjë zyrtar i LDK-së duke përfshirë edhe mua si zyrtar i lartë i LDK-së, nuk do të flasim rreth përfshirjes në këtë qeverisje. Ne e kemi një vendim që ne nuk bëhemi pjesë e qeverisë së zgjedhjeve të fundit nacionale, dhe e vetmja mënyrë që LDK-ja si parti serioze dhe parti e parë në vend të jetë në qeveri është që të udhëheqë me qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të reja që tani duhet të mbahen”, ka theksuar Beqiri.
“Të gjitha spekulimet për përfshirjen e LDK-së në qeveri janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme, thjesht janë vetëm opinione kurse mund të jenë dëshira të individëve por jo edhe qëndrim i partisë.
E tërë kjo mbetet të shihet,porse një gjë dihet se kjo qeveri e ka të vështirë të funksionojë kështu.Ose do ta ketë mbështetjen e heshtur edhe ma tutje të Listats serbe,ose do ti bashkohet ndonjë nga subjektet kësaj qeverisje ose do të shkohet në zgjedhje!

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: