Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Çfarë i tha Putini, Vuçiqit?

Presidenti serb Vuçiq kishte biseduar sot me presidentin rus Putin për të kërkuar siç tha ai vet këshillen e presidentit të Rusisë ,sigurisht në lidhje me ngjarjet e fundit në Mitrovicë ,pas nderhyrjes së forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe arrestimit të Gjuriqit.

Sipas mediave serbe ,biseda e tyre telefonike kishte zgjatur gati një orë.Gjithnjë sipas këtyre mediave ,Vuçiqit i është thënë se Rusia po e vëzhgon me kujdes gjithatë çfare po ndodhë në Serbi ,në Kosovë ,si dhe se Serbia mund të llogaris në ndihmën ruse të çfardolloj forme.
Sipas këtyre mediave,e sa është për t’iu besuar,është qeshtje më vete,Putini i paska thënë Vuçiqit se për të në lidhje me Kosovën “vlenë vetëm Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuar,dhe se të gjitha dokumetet tjera janë të pavlera”,për të shtuar se “kush sulmon Serbinë,ka sulmuar Rusinë”.

Edhe pres shërbimi i Kremlinit e kishte ,konfirmuar biseden që kishin zhvilluar sot dy presidentët ,ai i Rusisë dhe Serbisë.Dhe në këtë njoftim nuk flitet se është biseduar kështu siç e japin mediat serbe por aty thuhet :
Njoftimi i Kremlinit thotë se “biseda u zhvillua me iniciativën e palës serbe dhe se të dy presidentët diskutuan ngjarjet më 26 mars, kur autoritetet e Prishtinës në Mitrovicë zhvilluan një fushatë provokative kundër kreut të Zyrës së KiM, Marko Gjuriq”.
“Pala ruse dënon një sjellje të tillë, duke e konsideruar atë si një shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në deklaratë.
Ata folën për plane të shumta të bashkëpunimit ruso-serb,thuhet më tutje në komunikatë.

Ndërsa vet Vuçiqi për këtë ka thënë “Nëse mund ta them këtë dhe shumë herë e kam takuar atë(Putinin), sot në fjalët e tij ndjeva ndoshta nivelin më të lartë të mbështetjes, si dhe në reagimet, pasi e njoh mirë”, tha Vuçiq duke shtuar se Putinin e pyeti: “Çfarë është këshilla e tij “.

Ai thotë se kjo është diçka që ju nuk mund ta përshkruani me fjalë, por “duhet ta dini se si e flet ai”.
Përveç kësaj, Vuçiç tha se “Putini me forcë e dënoi sulmin ndaj Gjuriqit, sulmin në veri të Kosovës dhe rrahjet e serbëve”.
“Rusët do të marrin masa të caktuara në institucione të ndryshme në këtë drejtim,” tha Vuçiq.

Se a ishte kaq konkret Putini në bnisedë me Vuçiqin ,apo ishte pak më diplomatik siç thuhet në komunikaten nga Kremlini,nuk është e qartë por se Serbia e ka mbështetjen e Rusisë s’diskutohet,vetëm nuk është e qartë se deri ku shkon kjo mbështetje në formen e saj konkrete.Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close