Advertisements

Çfarë ishte Sulltan Hamiti i dytë dhe pse ne duhet ta shohim në televizionet tona ?

Abdyl Hamiti II (1842-1918) ishte sulltan i Perandorisë Osmane (1878-1909), i cili vendosi një nga regjimet më të egra dhe për masakrat kundër popujve të shtypur u mbiquajt “sulltani i kuq”. Zbatoi ndaj shqiptarëve politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe të shkombëtarizimit. Abdyl Hamiti II kundërshtoi të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e shtypi atë me dhunë, ndërsa nga ana tjetër mbante me privilegje krerët feudalë shqiptarë, që u shërbenin interesave të sundimit osman. Populli shqiptar bëri kryengritje të armatosura të njëpasnjëshme kundër tiranisë së Abdyl Hamitit në fund të shek.XIX deri në fillim të shek.XX. Shqiptarët morën pjesë në shpartallimin e komplotit të organizuar nga sulltani më 13.04.1909 kundër regjimit kushtetues.

I nxitur nga një shkrimi i BIRNit « Seriali turk për Sulltanin shkakton shqetësim në Kosovë «  desha ti them nja dy fjalë për pa pjekurinë shqiptarë të Kosovës ndaj historisë .

Kallxo.com shkruan : “Ndër shumë seri të tjera televizive turke, publiku në Kosovë së shpejti mund të shohë «Payitaht Abdulhamid» – historinë e sulltanit osman, Abdylhamit II të shekullit të ‘19, prodhuar nga transmetuesi publik turk, TRT. Në këtë serial të njohur televiziv, Sulltani i fundit që ushtroi kontroll të efektshëm mbi Perandorinë Osmane të thyer, portretizohet si një sundimtar i virtytshëm që doli nga rruga e tij për të ruajtur ligjin dhe rendin në të gjithë Perandorinë e zvogëluar. Seriali gjithashtu sugjeron që fuqitë e mëdha europiane grabitqare, agjentët evropian brenda Perandorisë Osmane, sionistët dhe intelektualët liberalë ishin kryesisht përgjegjës për shpërbërjen e perandorisë. »
« Vlen të theksohet fillimisht se këtij shtypi nuk arriti t`i shpëtonte pa u analizuar dhe trajtuar as ngjarja e madhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), duke nënvizuar se shkaktar i dobësimit dhe shuarjes së saj ishte Porta e Lartë (Qeveria në Stamboll), e cila e shtrëngoi Lidhjen dhe e luftoi atë politikisht e ushtarakisht. Jo vetëm kaq, pushteti osman ra dakord dhe ndihmoi kalimin e tokave shqiptare në korniza të kufijve të Malit të Zi, siç ishte rasti me qytetet e Ulqinit dhe të Tivarit. Edhe në prag të Lidhjes Shqiptare të Pejës, shtypi shqiptar ndoqi me vëmendje situatën politike dhe rrethanat shoqëroro-ekonomike nëpër të cilat po kalonin shqiptarët. Kështu, në artikullin me titull “Ajo që duan shqiptarët”, të gazetës “La Nazione Albanese” (Pellagorio (Catanzaro), nr. 7, 30 prill 1897), ndër të tjerash shkruhej: “…Marrim Turqinë me qeverinë e saj qorre dhe shkatarraqe… e brejtur nga tenja… që po jep shpirt tash sa shekuj”. (Shtypi shqiptar për Perandorinë Osmane (gjysma e dytë e shek. XIX – fillimi i shek XX nga Fitim Rifati )

 

“Qeveria turke dhe shqiptarët”, gazeta “Drita” (Sofje, 38, 5/18 shkurt 1904), për mënyrën e shuarjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkruante: “Ajo dërgoi pabesisht (me të pabesë) kundër shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre të mbledhur në Prizren, një ushtri me gjashtëdhjetëmijë ushtarë nën komandën e rrufjanit, birit të derrit, të quajtur Dervish Pasha. Ky me anë të njëmijë hilesh dhe intrigash djallëzore, mbasi derdhi mjaft gjak të pafajshëm dhe shkatërroi familje patriote të vendit, i dha Malit të Zi një pjesë të vilajetit të Shkodrës dhe prishi Lidhjen e Prizrenit (Ligue Albanaise)”.

Ajo i cilësonte veprimet e saj si një sërë pengimesh e ndjekjesh të egra , përmes të cilave “Turqia shqiptarëve po u pi gjakun”, shkruante gazeta “Drita” (Sofje, nr. 39, 23 shkurt 1904). Frustrimi u ngrit në shkallë edhe më të lartë saqë në artikullin me titull “Poshtërsia e Turqisë” (“Drita”, Sofje, nr. 42, 12 prill 1904), Perandoria Osmane u cilësua një “mostër që pinte gjak shqiptari” dhe si një “qen i tërbuar” që vërsulej mbi shqiptarët.

Ndërkohë gazeta “Shqipëria” e Bukureshtit (nr. 13, 2 gusht 1897), në një artikull të saj lidhur me gjuhën shqipe, pos tjerash, për osmanët shkruante: “…Këta llauzë barbarë e të këqinj dyke vrarë e dyke prerë…” zgjeruan hartën e pushtimeve të tyre ndër popuj të ndryshëm dhe ndër shqiptarët. Në po të njëjtën gazetë, në artikullin “Turqia kotra shqiptarëve” (nr. 27, 8 nëntor 1897), në fillim administrimi osman cilësohej si pushtet që u “egërsua pa fre” kundër shqiptarëve.

Pra ? “ Islamikët e sotëm (që e mbështesin Erdoanin në Turqi ) kanë rindërtuar personalitetin e Abdylhamitit», thotë ai, duke shtuar se «ai është një figurë e nderuar për grupet pan-islamike, sepse e ringjalli statusin e Kalifatit dhe përdori së tepërmi simbolizmin fetar, i cili është akoma tërheqës për shumë njerëz». Topal thotë se Abdylhamiti konsiderohej mbrojtës i botës myslimane kundër ndërhyrjes perëndimore dhe kështu u bë një personalitet «frymëzues» për politikanët aktualë si Erdoan. «Sundimi i tij i gjatë, personaliteti këmbëngulës dhe karizmi fetar krijuan një kapital politik të qëndrueshëm që ka frymëzuar politikanët konservatorë në Turqi», tha Topal. ( Omer Faruk Topal, doktorant në departamentin e historisë në Universitetin Binghamton. po aty , kallxo.com)

Nëse “Erdoan vetë i bëri thirrje së fundmi TRT-së që të përkthejë serinë televizive, të shtojë titrat sa më shumë që të jetë e mundur dhe pastaj ta eksportojë atë sa më shumë të jetë e mundur në vende të ndryshme ‘si e shohin turqit Kosovën?

Shikoni se me sa pafytyrërësi reagon analisti i Kosoves” Birol Urcan, pajtohet që Turqia përpiqet të ushtrojë një ndikim të fortë kulturor jashtë kufijve të saj, por thotë se përpjekje të tilla vijnë edhe nga vende të tjera. «Unë nuk mendoj se kjo tendencë është kërcënuese, krahasuar me intensitetin e ndikimit kulturor që vendet si SHBA dhe Rusia përpiqen të ushtrojnë në pjesë të ndryshme të botës», tha Urcan për BIRN. Ai shtoi se partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit në Turqi, AKP, e themeluar nga Erdoan, është konservatore me disa dallime ideologjike ndaj partive të tjera konservatore në BE.” Pra , jepni burra sa më shumë seriale televizive turke në tv-t tona dhe ja pastaj ku jemi.
Deklaratën servile ndaj filmave turq në Kosovë të Adnan Merovcit – kreut të Komisionit të Pavarur për Media, KPM , as që e kisha përmendur sepse është e pakuptueshmepse ai njeri qëndron në atë vend pune.
Pra , historia nuk ndërrohet ndryshe !

Fahri Xharra,16.03.18
Gjakovë

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: