Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Çfarë mendoni,bën të flini gjumë me çorape veshur?

Çorapet janë pjesë e rëndësishme e veshjes së njeriut.Njeriu i bartë ato kur bënë ftohtë por edhe me raste të tjera.Sigurisht gjatë ditës.Por a duhet ,në fakt a bënë të flejmë gjumë me çorape veshur.Sigurisht do thoni jo,dhe do keni arsye për këtë.
Por sipas të dhënave të Institutit Nacional amerikan për shëndetsi,fjetja me çorape është e mirë.

Sipas MedicalNews Today në sajë të kësaj, trupi vendos thermoregulimin e duhur të trupit dhe në këtë mënyrë vendos gjithashtu rend në funksionimin e trurit dhe organizmit.
Fjetja në çorape është gjithashtu e dobishme sepse na ndihmon të zhytemi në gjumë më shpejt dhe të sigurojmë ngrohje të mjaftueshme të trupit deri rreth orës 4 në mëngjes, në kohën kur temperatura e trupit është më e ulta.

Ngrohja e këmbëve dhe duarve ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut. Duke vepruar kështu, trupi ynë merr informacion se është koha për gjumë.

“Ngrohja e këmbëve të ftohta shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që i tregon trurit se është koha për të fjetur. Ndërsa enët e gjakut shtrihen në krahë dhe këmbë, nxehtësia shpërndahet në mënyrë të barabartë përmes trupit dhe përgatitet për gjumë”, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Sipas disa sondazheve, njerëzit që mbajnë çorapë në këmbë flejnë pesëmbëdhjetë minuta më herët sesa pa to, madje edhe mjekësia tradicionale kineze e mbështet këtë pikëpamje.
Një i rritur mesatar ka nevojë mes shtatë dhe nëntë orë gjumë. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e zvogëlimit të përqendrimit dhe ndikon negativisht në kujtesën dhe gjendjen shpirtërore.

Në terma afatgjatë ajo ndikon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, depresionit dhe obezitetit.
Për arsye të ngjashme, duke fjetur në çorape kontribuon në parandalimin e sulmeve me sindromën reaktive , si dhe në shfaqjen e valunga te gratë në menopauzë.

Sindroma reaktive është një gjendje në të cilën pjesët e trupit, si gishtërinjtë ose duart, bëhen të ftohta dhe rezistente ndaj kontaktit, gjë që është një reagim ndaj temperaturave të ulëta ose stresit.
Megjithate duhet të kihet parasyshë se para se të bini në gjumë duhet të mbathni çorape të pastra dhe jo me ato që keni bartur gjatë ditës si dhe në higjienën e këmbëve në tërësi./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close