Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Debate në Kuvendin e Kosovës për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq

ATSH/.- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se ka marrë informacione nga palët e treta për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj sqaroi se ekstradimi i shtetasve turq ka ndodhur mes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja, për revokim të lejeve të qëndrimit, për shkak se nga të dhënat e AKI-së paraqesin rrezikshmëri për Kosovën. AKI ka bazë ligjore që t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që të ndodhë ekstradimi, i cili proceduralisht ndodh në mënyrë automatike”.

Kreu i qeverisë tha se “unë kam shkuar menjëherë te presidenti i vendit, për ta pyetur si është gjendja. Pas raportimeve nga përgjegjësia që kam, jam i detyruar që të veprojë. Kjo është shkelje e hierarkisë”, tha ai, duke folur për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së.

“Në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha kryeministri.

Në lidhje me lirimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, Haradinaj tha se “kërkesa e tij është “ e parevokueshme”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e thellë për këtë ngjarje.

Ndërsa opozita në debatin e zhvilluar ka kërkuar edhe “dorëheqjen e qeverisë edhe për shkak të zhvillimeve të tjera”.

Kryetari i grupit më të madh parlamentar, LDK, parti në opozitë, Avdullah Hoti, tha se “është parë dje qartë që hierarkia institucionale nuk është respektuar në Kosovë. Të gjithë bartësit e institucioneve janë deklaruar publikisht që nuk kanë njohuri për këtë çështje, kryeministri i vendit, presidenti, ministri i punëve të brendshme gjithashtu dhe gjithë të tjerëve, si  dhe zinxhiri komandues”, u shpreh ai.

Vijimi i seancës së Kuvendit të Kosovës sot me 13 pika në axhendë ishte parashikuar të niste me votimin e rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Mocioni nuk kaloi meqë shumica ishin kundër.

Në votimet në vijim, Projekt-Rregullorja e Kuvendit kaloi me shumicë votash, si edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

 Në shqyrtimin e dytë kaluan me shumicë votash  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror; Projektiligji  për infrastrukturën kritike; Projektligji mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në votim kaloi edhe Raporti i performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.

Në votim nuk kaluan Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës  dhe Stitching Spark-ut të Holandës mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.

Senca përmbyllet pas votimit të fshehtë për emërimin e dy anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave dhe të një  anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.

Në seancën  e re të Kuvendit të Kosovës të ftuar për sot pasdite janë 11 pika në axhendë, të gjitha projektligje në shqyrtim të dytë: për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit; mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike;  për azilin; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt; mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore; për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; për metrologji; për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit; për pajisjet nën presion; për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close