Advertisements

Dejan Bulatoviç,kryetar i ZEP:Nëse i ngritet monument Millosheviqit,do ta marrë një çekiç të madh dhe do ta shkatërrojë

Kohëve të fundit ka një iniciativë nga Partia socialiste e Serbisë për ngritjen e një përmendoreje për ish-kryetarin e Serbisë dhe RFJ-së si dhe ztë akuzuarin për krime lufte Sllobodan Millosheviq.
Megjithatë në Serbinë e ngarkuar me nacionalizëm dhe fashizëm ka edhe shembuj që trgojnë se jo të gjithë në atë shtet pajtohen me këtë iniciativë.
Partia ekologjike e gjelbër,ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga kjo iniciativë,duke thënë se janë të gatshëm ta rrënojnë atë.

Presidenti i të gjelbërve-ZEP Dejan Bulatoviç thotë se nëse monumenti do të ngritet, partia e tij do të organizojë demonstrata dhe se personalisht do të “marrë çekiçin e madh dhe do ta shkatërrojë”.
“Unë premtoj se do të jetë e qartë për të gjithë, të paktën derisa ne jemi të gjelbërit jemi në skenën politike, nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë me Serbinë,” u tha Bulatoviç gazetarëve në Parkun e Studentëve./Pi

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: