Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Është publikuar një dokument i rrallë për Asdrenin

ATSH/.- Poeti shqiptar Aleksandër Stavre Drenova, i njohur me pseudonimin Asdreni, në shkurt të vitit 1938 vizitoi Shqipërinë me ftesë të autoriteteve të kohës, ku një nga ndalesat e tij ishte qyteti i Shkodrës.

Me rastin e ardhjes së kolosit të letrave shqipe u organizuan veprimtari të ndryshme kulturore.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjellë në vëmendje një prej pllakatave, e shkruar në dialektin geg, që lajmëronte qytetarët e Shkodrës mbi veprimtarinë që do të organizohej.

Në pllakatë shkruhet “Për nder të atdhetarit veteran, Aleksandër S.Drenova, poet i Rilindjes së Kombit , i njohhur me pseudonimin Asdren, shoqëria “Rozafat”më dt. 12 shkurt në orën 20″30 në kinema “TH.Rozafat”duke interpretuar dëshirën e gjithë intelektualëve shkodranë jep një koncert , në të cilin përveç orkestrës së shoqërisë, pranuan mirësisht të marrin pjesë edhe artistët e famshëm shqiptarë, zonja Tefta Tashko (soprane dhe Lola Aleksi (pianiste) . Poeti kombëtar Ai Gjergj Fishta do ta hapë këtë shfaqje artistike me një ligjëratë simpatie për Mikun e shquar që na urdhëroi në Shkodër”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bën të ditur se së shpejti, më shumë për kulturën e qytetit të Shkodrës do të prezantohet në një ekspozitë që do të çelet nga ky institucion.

Aleksandër Stavri Drenova, i njohur me emrin letrar, ASDRENI është emër personalitet shumë i njohur i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, jo vetëm si atdhetar i zjarrtë i çlirimit dhe bashkimit të Shqipërisë por edhe si poet romantik e realist.

Asdreni është autor i Himnit të flamurit, që është edhe Himn Kombëtar, zyrtar për të gjithë shqiptarët. Veprat letrare të Asdrenit janë: “Rreze dielli”, “Himni i Flamurit”, “Ëndrra e lotë”, “Zëri i kryengritësve”, “Krerëve tradhëtorë”, “Shpërblimi”, “Shqipëria më 1914, “Burri i dheut”, “Himni i festës”, “Fisnikët e Shqipërisë”, “Republika shqiptare”, “Trashëgimi”, “Kambana e Krujës”, “Poezi të Zgjedhura”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close