Advertisements

FASh-K-Shqiponja në fluturim

ATSH- I. Vata/ – Federata e Aeronautikës Shqiptare dhe Federata e Aeronautikës së Kosovës kanë nisur prej vitesh bashkëpunimin mes tyre, por sot kanë qenë bashkë në një performancë të jashtëzakonshme fluturimi me rastin e Ditës së Verës në Tiranë.

Dita e Verës në Tiranë ishte e pasuruar me aktivitete të shumta, gjithë ngjyra dhe buzëqeshje të njerëzve që vërshonin lumë në bulevardin qendror të kryeqyteti, por si për magji, pilotët e aeronautikës demonstronin në qiell shqiponjën dykrenare, nga pilotët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Federata e Aeronautikës së Kosovës, Ardall Selina, tha për ATSH se “Shqipëria dhe Kosova ngritën në ‘Ditën e Verës’ shqiponjën në fluturim”.

“Është bukur tha ai kur dy federatat bashkëpunojnë dhe demonstrojnë në një ditë si kjo në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë”, tha Selina.

Ndërsa, drejtori i aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të Federatas së Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami tha se bashkëpunimi mes dy federative të aeronautikës së Shqipërisë e Kosovës ka nisur prej vitesh dhe është e para e këtij lloji.

“Është një gjë që duhet ndjekur nga të gjithë federatat, sepse sjell vlera të përbashkëta të të dy vendeve”, tha ai.

Pilotët e aeronautikës startuan me fluturimin në Farkë dhe demonstruan në qiellin e kryeqytetit, për të bërë uljen në qendër të sheshit “Skënderbej” mes njerëzve.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: