Advertisements

Fisnik Ismaili: I lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma

Fisnik Ismaili,është një nga ish-figurat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje i cili iu bashkangjit grupit të ashtuquajtur të “paknaqur”,dhe nuk mban gjuhen siç njihet ai,ka folur serish duke komentuar të kaluaren e veprimeve të VV-se.
Ai duke folur për përdorimin e molotovit gjatë protestave “Edon ti e din që qeshtu i arsyetojshim edhe ata që gjujshin mollotova: Nuk ishin aktivistë, por qytetarë të mllefosur me gjendjen e mjerueshme në Kosovë. Ata krejt aktivista e të organizuem si gjaja”,shkruan ai në gazetametro,duke aluduar në atë se sipas tij molotovët nuk janë hudhur nga qytetarë por nga aktivistë të VV!

Ai në profilin e tij ka pranuar dhe shkruar se nuk aspak i deshpruar se nuk është ma pjesë e VV-se porse përkundrazi është i lumtur.“Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Ismaili e përcjell RTK.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: