Advertisements

Gentiana Beqa fituesja Medaljes s Artë në Bodybuilding dhe Fitnes,në Francë mori 10 mijë euro shpërblim nga MKRS

ATSH/.- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ndau sot shpërblimet për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa.

Në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Kulturës sportistja Gentiana Beqa mori shpërblimin prej 10 mijë euro, ndërsa trajneri i saj mori 5 mijë euro, në bazë të rregullores për rezultate kulmore në sport.

Beqa në Kampionatin e Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit, mbajtur në Biarritz të Francës, ka fituar Medaljen e Artë.

Me këtë rast, ministri Gashi uroi Beqën për suksesin e arritur dhe premtoi se do t’i mbështesë të gjithë sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

“Ju uroj për çmimin. Ministria do të ju përkrah në të gjitha fazat. Do t’i mbështesë të gjithë sportet dhe sportistët që arrijnë rezultate”, tha Gashi.

Ai shtoi se MKRS-ja po angazhohet që të plotësojë dhe mbështesë sportin si në infrastrukturë ligjore ashtu edhe atë fizike.

“Ministria ka nënshkruar një rregullore, e cila kategorizon sportet. Çmimi që e merrni sot është vlerësim nga ana jonë, të njëjtin do të merrni edhe në të ardhmen. Lajmet më të mira janë ato për fitimin e medaljeve”, tha Gashi.

Sportistja Beqa u shpreh se ndjehet e lumtur që po vlerësohet për suksesin e arritur.

“Rruga ime deri te ky sukses ka qenë e gjatë dhe me shumë sakrifica.Këtë vit do të fitojë të gjitha trofetë”, tha ajo./

Advertisements
%d bloggers like this: