Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Gjashtë dëshmorë nga komuna e Gjakovës shpallen heronj

/ATSH/.- Me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, sot janë shpallur heronj gjashtë dëshmorë të kombit nga komuna e Gjakovës, të cilët kanë rënë heroikisht gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Emrat e heronjve të shpallur janë: Përmet Vula, Elton Zherka, Ilir Soba, Sadedin Shehu, Bujar Roka dhe Hamëz Zymberi.

Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ndërsa në emër të presidentit Thaçi, ndarjen e dekreteve dhe pllakateve me titullin e heroit të kombit e ka ndarë këshilltari i tij Veli Bytyqi.

Kryetari Gjini tha se vendimi i presidentit Thaçi, për shpalljen heronj të dëshmorëve nga Gjakova, ndonëse është i vonuar, është vendim që megjithatë mirëpritet si nga familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e tyre ashtu edhe nga institucionet lokale.

Ai ka shtuar se me këtë akt, po bëhet vlerësimi real për kontributin që Gjakova dhe banorët e Gjakovës e kanë dhënë në luftën për liri.

Në këtë aktivitet ka folur edhe ish – komandanti i brigadës 137 “Gjakova” Agon Kryeziu, i cili ka thënë se ky është një nderim plotësisht i merituar që u bëhet heronjve të Gjakovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close