Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Gjashtë muaj nga vdekja e dyshimtë e tre pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Deputeti i “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca në seancën e Kuvendit ditë më parë ka thënë se çështja vdekjes së tre pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)është heshtur dhe se drejtësia nuk po merret me të.

Tre persona që po operoheshin në shtator të vitit të kaluar kishin vdekur në QKUK, derisa arsyet për këto humbje të jetëve ende janë të paqarta.

Lidhur me rastin Naser Guri, pronar i kompanisë “Bubeari”, është mbajtur në paraburgim pasi është dyshuar që shkaktar i vdekjeve ka qenë gazi oksidul i prodhuar pa licencë, e me të cilin është furnizuar QKUK-ja.

Përderisa Zyrtarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë thënë se ekspertiza të ndryshme laboratorike, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, e kanë bërë këtë rast më kompleks.

Anëtarë të Bordit të QKUK-së e kanë cilësuar këtë rast si misterioz, derisa kanë treguar se kanë ndërruar kompaninë e cila e furnizon QKUK-në me gaz.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close