Advertisements

Gjenerali amerikan Scaparrotti thotë: Serbia,vendi ballkanik që brengosë më së shumëti

Është e njohur ,nëse për askënd tjeter atëhere për ne po e po,se Serbia është shteti ma problematik në këtë pjesë të Ballkanit ,pasiqë jo rrallë ka ndezur zjarre dhe ka lejuar që të futet ndikimi rus në këto anë përmes saj.
Edhe Komandanti i NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, i rrëfeu Senatit amerikan për ndikimin rus në Ballkan dhe theksoi Serbinë si problemin më të madh në tërë këtë.

Kur u pyet nga senatori Tom Kotton,se cili vend ballkanik, mund të ishte problemi më i madh kur është fjala për influencën ruse, Skaparoti tha “parasëgjithash Serbia”.
“Serbia apo Republika Srpska,” pyeti Kotton, në çka Scaparrotti përsëriti “Serbia”.
“Mendoj në Serbinë si një komb, por edhe serbët si popullatë në Ballkan. Natyrisht ka lidhje historike, simpati për Rusinë dhe prandaj ka një mundësi më të madhe për influencën ruse. Ata e përdorin atë në drejtim të përhapjes së dezinformatave, duke prekur qytetarët … Kjo është ajo që më shqetëson. Ata e përdorin atë në drejtim të dezinformimit, ndikimit mbi popujt … Si një efekt rrënues, në disa raste, të themi me Serbinë, kur Kosova është në pyetje ose me pushtetin e trefishtë në Bosnie. Pashë një rritje të kësaj për më shumë se një vit e gjsmë sa kam bërë këtë punë, “tha Skaparoti.Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: