Advertisements

Gjermanët bashkëpunojnë me shqipërinë në trashëgiminë kulturore

ATSH/.- Në kuadër të vitit Europian për Trashëgiminë Kulturore 2018, Instituti i Monumenteve të Kulturës do të jetë pjesë e projektit “Best practice models for volunteering in European Cultural Heritage” i ideuar nga organizata gjermane “European Heritage Volunteers”, me një eksperiencë 20 vjeçare në organizimin e projekteve vullnetare dhe edukative në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ky projekt, i cili do të përfshijë edhe Shqipërinë, është përzgjedhur nga shteti gjerman si një nga 7 projektet pilotë për financim në kuadër të vitit 2018 – Viti Europian i Trashëgimisë Kulturore.

Ai është menduar të realizohet në muajin shtator 2018, në partneritet ndërmjet organizatës “European Heritage Volunteers”, GIZ Shqipëri, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Bashkisë Himarë.

Puna përgatitore për këtë projekt tashmë ka nisur. Drejtoresha e IMK-së, Arta Dollani dhe specialistë të fushës, mirëpritën në Tiranë përfaqësuesin e organizatës “European Heritage Volunteers”, Bert Ludwig.

Takimi i mbajtur në ambientet e IMK-së kishte për qëllim përcaktimin e termave të bashkëpunimit dhe përzgjedhjen e rasteve studimore për këtë projekt.

Vizita përgatitore e Ludwig do të vijojë në ditët në vazhdim, në Himarë./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: