Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti-LDK,i ka kërkuar të dorëhiqet kryeministrit,Haradinaj i përgjigjet opozitës

Kryeministri Haradinaj e ka marrë edhe ai fjalën gjatë seancës së Kuvendit për demarkacionin duke iu drejtuar opozitës pasi LDK e fajësoi se kishte kundërshtuar më parë dhunshëm marrëveshjen e Demarkacionit, dhe Vetëvendosjen sipas së cilës është absurde që demarkacioni të votohet e më pas të korrigjohet.

“Derisa kemi qenë në opozitë kemi shfrytëzuar instrumentet opozitare për të shprehur qëndrimin tonë. Gjatë marrjes së qeverisë veprojmë me instrumente qeverisës. E meriton një respekt rruga e ligjit”, ka thënë Haradinaj.
Temë e kësaj seance të jashtëzakonshme ishte edhe rrëzimi i Qeverisë Mustafa, që ishte bërë në maj të vitit të kaluar.
“Të gjithë rrëzohemi e çohemi. Edhe unë do të rrëzohem. Por është mirë me u rrëzu prej Qeverisë e me shku në shtëpi. Unë jam rrëzu dhe kam shku në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Përderisa Avdullah Hoti Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka theksuar edhe një herë votën unike të LDK-së pro ratifikimit të demarkacionit.Ai ka pasur kërkesa edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, derisa kryeministrit Ramush Haradinaj i ka kërkuar që pas ratifikimit të kësaj marrëveshje të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet.

Lëvizja Vetëvendosje ishte kategorike kundër,duke dëgjuar edhe fjalimin e Albin Kurtit ,liderit të saj si dhe deputetëve të tjerë si Glaukut,e Selimit.Ata rrjedhimisht i kanë shpalosur të gjitha faktet se si kosova i humbë 8000 km dhe se nuk ia vlenë njëhere të bëhet ratifikimi epastaj të bëhet korigjimi ,por e kundërta.

Përfaqësuesit e Listas serbe as nuik gjenden në sallën e Kuvendit.Atyre fare s’u bëhet vonë edhepërkunder “kutjeve” që u janë bërë për ta votuar!Debati vazhdon…/Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close