Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Intervenimi dinjitoz i njësive tona të policisë ia dogji Vuçiqit skenarët për poshtrimin e shtetit të Kosovës

 Shkroi: Fadil Kajtazi


Vuqiqit për ta mbajtur popullin serb në tension Kosova ka mbetur alternativa e vetme e Vuqiqit për ta mbajtur popullin serb në tension, në gjendje frike dhe paniku, të pasigurisë së përgjithshme, të një lufte psikologjike permanente. Sa herë që situata Serbi është para shpërthimit, pushteti serb inskenon një ngjarje “të rëndësishme” për “popullin hyjnor” serb. Sa here që populli serb behet gati për t’i mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve serbe për të protestuar për gjendjen e vështirë ekonomike, për të protestuar kundër sundimit të mafies serbe, kundër pa perspektives, kundër mjerimit ekonomik qe ka kapluar Serbinë, Vuqiq gjene elemente për ta lëkundur “djepin e serbëve”, Kosovën në të cilin po i rrisin fëmijët e tyre shqiptarët.
Se Serbia ka qenë e interesuar të inskenoi një ngjarje, flet fakti se si ministri serb i kulturës edhe pse kishte leje te hyrjes në Kosovë, edhe pse protokolli i Kosovës kishte marre të gjitha masat për ta pritur në Merdare, ai kishte devijuar rrugën për ta realizuar provokimin, duke tentuat të hyjë dhunshëm në Jarine.


Vuçiq, edhe pse lavdërohet për efikasitet të organeve të veta te zbulimit, analitika e tij kësaj radhe i dështoj, pasi nuk kishte paraparë një veprim efikas dhe një vendosmëri të Policisë së Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin. Pavarësisht se analitika e shërbimeve serbe të zbulimin ishte lodhur shumë për të hartuar skenarë se si ta poshtëroj pushtetin e Kosovës dhe si ta mbaj në tension popullin e vet, kësaj radhe, këto ja dogji në dore intervenimi dinjitoz i njësive tona të policisë për intervenim të posaçëm.
Të paktën Vuqiq dhe oligarkët që e mbështesin atë, kësaj radhe duhet të kenë nxjerrë një mësim; pavarësisht se sirenat e alarmit për mobilizimin e popullatës nuk pushuan së reni tërë ditën në Mitrovicën Veriore, ato nuk ja arritën të nxjerrin në rrugë më shumë se 200 persona.
Vuqiq duhet të kuptoj me në fund se shpërthimi i popullit serb kundër tij dhe mjerimit që kane krijuar pushtetet serbe qe nga koha e Millosheviqit janë duke vluar.

Analiza në mediat serbe se njësiti i Policisë së Kosovës nuk ka qene profesional në ndërhyrje, sepse “një pjesëtari i ka renë karikatori në tokë dhe njërit i është hequr maska”, janë përpjekje për ta mbajtur në huti popullin serb, për të minimizuar efektet dhe reaksionet kundër politikës së tij avanturiere të lidhura me bizneset mafioze në pjesën veriore të Kosovës, për të minimizuar efektet psikologjike te popullata serbe në dëm të tij që shkaktoj ky aksion.
Vuqiq dhe këshillëdhënësit e tij nga fusha e sigurisë më mirë së çdo kush e kanë vlerësuar se Policia e Kosoves realizoj misionin me përpikëri, duke ja arritur qe ta neutralizoj objektivin me masën e njëjtë qe aj kishte përdorur kundër Kosovës, pra me atë të poshtërim.
Tani Vuqiq për të shpëtuar çka mund të shpëtoj, nxori nga hangarët avionët e ndryshkur “Orao” të cilët mezi ishin bërë gati për fluturim, pasi me kanistra në dorë oficeret serb kishin dalë për të siguruar hua karotinë, të paktën për një gjiro. Dhe për të gjithë ata qe kane hamendje se çka do e ndodhe me këto fluturime, ju them se këta avion do të bëjnë më vështirësi edhe një gjiro dhe as gjë me tepër. Ka rrezik që njeri nga ta në gjiron e ardhshme të bije në tokë për shkak të mungesës se derivatit dhe Vuqiq pastaj të akuzoj Policinë e Kosovës se e ka rrezuar.

Qytetaret shqiptare te Lugines se Pesheves kane nevoje të frikësohen vetëm për faktin se ndonjëri nga këta avion mund të bije mbi shtëpitë e tyre nga shkau i mungesës së derivatit ose nga ndonjë defekt si shkak i pamundësive financiare që ka Serbia për mirëmbajtje të rregullt të këtyre avionëve.
Siguria e Kosovës dhe e shqiptarëve jashtë saj është në duart e SHBA-ve dhe vendeve të NATO-së. Mjafton që shqiptarët të mos bëjnë gabimin fatal për të zgjedhur udhëheqës me doktrina aziatike siç ben ata të Preshevës. Shqiptaret nuk duhet të rrëshqasin në doktrina të mbrapshta, ata duhet të punojnë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë dhe forcimit te identitetit të tyre perëndimorë. Kjo është siguria e tyre dhe kjo behet vetëm duke i izoluar politikanet injorant, të korruptuar dhe duke i zgjedhur ata qe e duan kombin, vendin, perspektivën evropiane dhe miqësinë e përhershme me SHBA. Kjo është rruga e ardhmërisë tone

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close