Advertisements

Ismail Kurteshi :Vetëvendosje do të dalë më e fuqishme se kurrë dhe të larguarit do të zëvendësohen nga një kuadër jashtëzakonisht i mirë

“Në VV ka dalje, por nuk ka ndarje sepse përkundër faktit që numri i deputetëve dhe atyre që kanë marrë vota nga VV-ja dhe tani ia kanë kthyer shpinën, nuk është edhe aq i vogël.ka thënë Ismail Kurteshi sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje,duke shtuar se “Lëvizja Vetëvendosje do të dalë më e fuqiahme se kurrë dhe të larguarit do të zëvendësohen nga një kuadër jashtëzakonisht i mirë”.

Kurteshi në një intervistë për Kosovapress ka folur ndër të tjera edhe për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin dhe mundësinë e ndrrimit të tij duke thënë se “e zëvendësojmë edhe atë”.

“Dorëheqja e Shpend Ahmetit është në vazhdën e atyre që po e quajnë vetveten si të pakënaqur. Në VV ka dalje, por nuk ka ndarje sepse përkundër faktit që numri i deputetëve dhe atyre që kanë marrë vota nga VV-ja dhe tani ia kanë kthyer shpinën, nuk është edhe aq i vogël. Numri i përkrahësve të tyre është simbolik. Lëvizja VV po funksionin normalisht, po i kryen të gjitha detyrat e planifikuara që më herët na ka ardhur keq që ata kanë dalë por tani ata kanë rrugën e tyre politike, ne e kemi tonën.. Ne si lëvizje kemi pasur dalje që janë publike, por kemi dhe prurje të cilat janë jashtëzakonisht të mëdha dhe përkrahja nga të gjitha anët që dëshmon që Lëvizja VV në një të ardhme të afërt, do të thotë në zgjedhjet e para që do të vijnë, do të dëshmoj që do të jetë dhe më e fuqishme se që ka dalë në zgjedhjet e fundit parlamentare…Të gjitha këto dalje, nuk do të ndikojnë në përkrahjen e madhe të qytetarëve të Kosovës për VV-në, të cilët lëvizjen e shohin si të vetmen shpresë për ta ndërruar gjendjen në të cilën është Kosova”, tha ai.

Kurteshi thotë se emri i Shpendit u rritë me Lëvizjen VV-së dhe se tani ai do të zëvendësohet me një kuadër jashtëzakonisht të mirë siç është Arben Vitia, i cili do ta udhëheq degën e Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Emri i Shpendit është rritë me lëvizjen. Ju e dini që para lëvizjes Shpendi me partinë e tij të mëhershme, s’ka arritur me hy në Kuvend, me lëvizjen iu ka rritur përkrahja dhe tani Shpendi do të zëvendësohet nga një kuadër jashtëzakonisht i mirë. Si kryesi e kemi caktuar një person, i cili do të fillojë me udhëheq Prishtinën përkohësisht. E në momentin kur të hyhet në vota, ai mund të jetë kryetar i ardhshëm i Lëvizjes VV për Prishtinën e që është një personalitet shumë i pranueshëm për qytetarët e Prishtinës…Është njëri nga drejtorët më të suksesshëm që e ka pasur ndonjëherë ndonjë komunë e Kosovës, është Arben Vitia, që është shembull se si udhëheq një drejtori, siç është Drejtoria e Shëndetësisë, një njëri që është i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës…Ai mund të jetë, sepse tani po e udhëheq qendrën. Për shkak se kryetari ka dhënë dorëheqje dhe ne si kryesi, e kemi të drejtën statutore që ta caktojmë dikë që udhëheq deri në zgjedhje. Zgjedhjet për kryetar të Prishtinës do të mbahen brenda 2,3 muajve të ardhshëm…Kryetar i qendrës ka qenë Yll Hoxha, i cili ka dhënë dorëheqje shumë herët, që s’ka pasur të bëjë me ketë grupin por tani qendra ka mbet pa kryetar dhe do të ketë zgjedhje për kryetar të VV-së në Prishtinë”, thotë ai.

Sipas tij, çfarë do të ndodhë me Shpendin dhe cilat do të jenë kërkesat e VV-së, vendos këshilli i përgjithshëm i partisë.

Kurteshi ndër të tjera thotë se edhe qytetarëve të hutuar po i kthehet besimi që kanë pasur në VV-në.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: