Advertisements

Kancelarja Merkel:Shumë gra përpara nesh kanë bërë sakrifica të mëdha për më shumë të drejta,ajo do të vazhdojë

Lufta për të drejtat e barabarta të grave do të vazhdojë pavarësisht progresit të deritanishëm, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një postimi në Instagram për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Shumë gra përpara nesh kanë bërë sakrifica të mëdha dhe kanë luftuar me vendosmëri për të patur sa më shumë të drejta”, tha Merkel përmes një video-mesazhi.

“Sot mbushen plot 100 vjet që nga koha kur gratë mundën të votonin. Sigurisht që nuk jemi të lumtura vetëm se tani kemi mundësi të votojmë, por gjithashtu ne dëshirojmë të bëjmë politika në të gjitha fushat, të marrim përgjegjësi politike në familje dhe punë”, shtoi ajo.

Gjithashtu, Merkel i vuri theksin përfaqësimit më të madh të gruas në qeverinë e saj të re.

Merkel pritet të rizgjidhet si kancelare, për një mandat të katërt, javën e ardhshme, pasi unioni i saj konservator arriti një marrëveshje të vështirë koalicioni me socialdemokratët (SPD), gati gjashtë muaj pas një rezultati zgjedhor jopërfundimtar./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: