Advertisements

KMDLNJ: SBASHK-U PO MANIPULON ME NXËNËSIT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me grevën që është duke u mbajtur në institucionet e arsimit,duke shkruar SBASHK-u edhe një herë po manipulon me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe me studentët e   5 universiteteve publike.

 

-“Me këtë marrëveshje jodetyruese , SBASHK i ka shkelur parimet e veprimit sindikalist duke u rreshtuar në anën e një subjekti apo koalicioni politik e që rëndë e cenon pavarësinë sindikaliste. Me këto greva që janë tipike shantazhuese , SBASHK po e rrezikon procesin mësimorë e që po e dobëson sistemin arsimorë i cili edhe ashtu përballet me njëqindmijë probleme. SBASHK nuk ka nënshkruar kurrfarë marrëveshje me institucionet përkatëse të cilat do ta merrnin si obligative zbatimin e marrëveshjes por ka rënë ‘ viktimë’ e premtimeve të fushatës e të cilat në të shumtën e rasteve nuk respektohen nga subjektet politike”, thuhet në reagim të KMDLNJ-së.

KMDLNj përkrah përpjekjet e SBASHK për të siguruar të drejtat për punëtorët arsimorë të viteve të 90 –ta sikur që është njohja e stazhit  të punës që fillimisht ka qenë edhe kërkesë e SBASHK për të kaluar pastaj edhe në kompensim material , si kërkesë tjetër.

KMDLNJ në reagimin e tij shkruan se pasi që institucionet e Kosovës i kanë kompensuar thuaja të gjitha kategoritë që u takon kompensimi sipas ligjeve në fuqi , po këto institucione duhet të gjejnë mundësi t’i kompensojnë edhe punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta .

“Mënyra dhe shuma e kompensimit duhet të rregullohet me ligj për të cilën duhet të bisedojnë institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e punëtorëve të arsimit e që në rastin konkret është SBASHK. Për KMDLNj është krejtësisht e papranueshme shpërdorimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për arritjen e qëllimit të SBASHK-ut dhe instrumentalizimi i tyre , si mjet shantazhi ndaj institucioneve. Studentët e fakulteteve publike janë në një situatë tjetër sepse janë të moshës madhore dhe të vetëdijshëm për veprimet dhe pasojat që mund t’i kenë”.

SBASHK , në kuadër të veprimeve sindikaliste në mbrojtje të interesave të atyre që i përfaqëson ka të drejtë t’i thërrasë në grevë vetëm ata që janë anëtarë të SBASHK-ut kurse , as nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur që as studentët nuk janë anëtarë të SBASHK prandaj manipulimi me ta , përveç se paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut , është në kundërshtim me ligjet në fuqi sepse detyrimi është vepër penale.

KMDLNj u bënë thirrje të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla , mos ta humbin mësimin dhe me grevë të merren ata që janë anëtarë të SBASHK .

Greva si shantazh që po përdoret duke manipuluar me nxënës dhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK  -ut nuk është mënyrë apo mundësi për realizimin e të drejtave të ligjshme . Marrëveshja parazgjedhore me subjekte apo koalicione politike nuk mund ta zëvendësojnë ligjin prandaj duhet të punohet që të sigurohet një infrastrukturë ligjore detyruese në mënyrë që punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta të kompensohen për punën që e kanë bërë.

Se sa është detyrues premtimi gjatë fushatës , shembull më të mirë nuk ka se si dhe sa e pësuan punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët , përkundër vendimit të Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese mbetën të pakompensuar ani pse bënë grevë të gjatë para institucioneve të Kosovës. Vetëm ligji i harmonizuar midis institucioneve të Kosovës dhe SBASHK mund të vendosë të drejtën e kompensimit për punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta në përputhje me mundësitë buxhetore dhe planifikimin buxhetor.

KMDLNj i bënë thirrje SBASHK të ndalojë së manipuluari me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe me studentët e pesë ( 5 ) universiteteve publike dhe të merret ekskluzivisht me anëtarësinë dhe me ta të bëjë greva në të kundërtën do të hyjë në regjistrin e atyre që ua shkelin të drejtat e njeriut shkollarëve dhe studentëve të cilët janë të detyruar të mos shkojnë në shkolla dhe universitete.

KMDLNj u bënë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mundësinë që së bashku me SBASHK ta krijojnë një bazë ligjore për kompensim duke caktuar shumën e kompensimit si dhe duke e afatizuar , në kohën më optimale zbatimin e ligjit për kompensim.

KMDLNj e sheh si joserioze dhe të dëmshme marrëveshjen klienteliste të nënshkruar midis SBASHK dhe koalicionit PDK – AAK – NISMA të cilën e konsideron si jodetyruese dhe si e tillë nuk mund të shërbejë gjatë procedurës për hartimin e bazës ligjore për kompensim të punëtorëve të arsimit të viteve të 90 –ta.

“Insistimi i SBASHK që me këto mjete ta realizojë të drejtën për kompensim është në funksion të politikës ditore dhe do të përfundojë me premtime e që për rezultat do të ketë vetëm zgjidhje të pjesshme  . Ndoshta as edhe këtë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Pas shumë orëve të humbura,arsimi në Kosovë edhe ditën e nesërme në “pushim”-grevë!

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: