Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kolonel, Shpetim Golemi letër kryeministrit Haradinaj

March 23, 2018

LETËR:

KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS

GJENERALIT RAMUSH HARADINAJ

PRISHTINË

Zoti Kryeministër,

A do të më lejoni, si mirënjohës që jam për kontributin Tuaj të madh gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, për të treguar shqetësimin tim për të mbajtur lart prestigjin tuaj të merituar dhe për të vënë në dukje se ylli juaj, i cili deri më tani ka shkëqlqyer shkëlqyshëm, por që rrezikon të bëhet nga më të turpshmit dhe me njolla nga më të pashlyeshmet?

I padëmtuar nga shpifjet e  turpshme që u janë bërë, derisa u kanë dërguar edhe në Gjyqin e Hagës, Ju keni fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve anë e kënd trojeve tona si dhe  në të gjithë diasporën tonë. Ju jeni bërë rezatues në lavdinë patriotike në mbrojtjen e popullit shqiptar në Kosovë dhe të territoreve të saj deri në 20 marsin e vitit 2018; një xhevahir që e kurorëzon këtë fillim shekulli të madh për Kosovën e lirë, të së vërtetës dhe lirisë së saj.

Por ajo që e ndyt këtë lavdi të madhe Tuajën është ndryshimi i qëndrimit Tuaj në çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, – i faljes së 8 260 ha territor të Republikës së Kosovës, një nga perlat e Alpeve Shqiptare – dhe kjo vetëm e vetëm për të qëndruar Ju disa muaj apo disa vite në karrigen e Kryeministrit të Kosovës, e cila është një fyerje supreme për të gjithë të vërtetën dhe drejtësinë lidhur me përkatësinë e atij territori. Dhe tani, jo vetëm imazhi i Juaj, por edhe i gjithë popullit shqiptar në Kosovë, është i ndotur nga kjo ndyrësi që u bë në 21 mars 2018, në Kuvendin e Kosovës, dhe historia do ta regjistroi se krim kundër gjithë shoqërisë shqiptare, e cila u krye nën qenien Tuaj Kryeministër i Kosovës.

Sikundër kam guxuar duke u reshtuar përkrah Jush në Luftën për Çlirimin e Kosovës, kështu do të guxoj edhe me këtë letër. Dua të them të vërtetën, siç e kam premtuar ta them atë plotësishtë e përherë, për çështjen në fjalë të Demarkacionit me Malin e Zi, pasi Ju keni dështuar ta bënit deri në fund këtë.

E drejta ime është të flas; Unë nuk dua të jem një sehirxhi në këtë tradhëti, për një krim që mund të parandalohet.

Duke e njohur integritetin Tuaj, jam i bindur se Ju e dini shumë mirë të vërtetën se të kujt janë ato 8260 ha alpe në Çakor.

Ju ishit ai që ngritët një Komision tjetër Shtetëror, Komisionin Bulliqi, për të nxjerrë në dritë tradhëtinë e Komisionit Mehaj, krimi i të cilit ishte turpi më i shëmtuar dhe më kompleks, duke shtrembëruar faktet, duke iu përkulur mashtrimeve të lira e trillimeve të ish-paraardhësve tuaj, Hashim e Mustafë, të kompletuara me dokumenta të vjedhura, takime në vende të fshehta, duke u dridhur zgjuar nga dritat e papritura të dritës, nëse Kuvendi i Kosovës do t’i pranonte apo jo ato “fakte” të rreme,  të cilët i nxorri në dritë Komisioni Bulliqi, por, për fat të keq, Ju e tradhëtuat papritmas atë Komision.

Më duhet të them jo më shumë: le të kërkojmë dhe do të gjejmë edhe më shumë fakte se kujt i përket ai territor. Unë, bazuar në dokumentat e publikuara nga Komisioni Bulliqi, deklaroj thjeshtë se Komisioni Mehaj, i ngritur djallëzishtë nga paraardhësit Tuaj, është shkaktari i parë dhe më i rëndë në dështimin kronik të drejtësisë që është kryer lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ishte një krim i brendshëm. Monstrat e dokumentave të komisionit Mehaj u krahasuan nga Komisioni Bulliqi, dhe doli se Komisioni Mehaj kishte kryer tradhëti.

Dhe, edhe pse nuk kam dëshirë të qëndroj në këtë histori që tashmë është plotësishtë e njohur, doli haptas se Komisioni Mehaj donte të mbulonte tradhëtinë e paraardhësve Tuaj. Që nga ai çast Komisioni Mehaj ishte ai që shpiku përkatësinë malazeze të atyre 8260 hektarëve të Kullës së Çakorit, sikundër ju vetë e patët shprehur disa herë në të gjithë televizionet që flasin shqip në Kosovë. Komisioni Mehaj mburrej që e “vërtetoi” atë përkatësi territori dhe arriti ta bënte që ta besonin shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha partitë shqiptare e jo shqiptare në Kosovë e më gjerë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje!. Por, për fat të keq, ishit edhe Ju, që me sa duket, iu nënshtruat fanatizmit fetar të Komisionit Mehaj ndaj ish-paraadhësve Tuaj, që tregoi se edhe ndërgjegjia Juaj ka lejuar shumë strehime. Askush nuk do t’i besonte këtij ekstremizmit Tuaj.

Duke iu nënshtruar këtij ekstremizmi të pafat, ai ishte një kurth që është organizuar posaçërisht për Ju, duke filluar me nxitjen dhe dërgimin Tuaj në Francë dhe arrestimin. Kjo nuk ishte vetëm një mashtrim i lirë që u është bërë Juve, por edhe një lloj mashtrim shumë më i egër që mund të imagjinohej, sepse pothuaj të gjitha këto sekrete të arrestimit tuaj në Francë dhe kthesa e juaj prej 180 gradë, për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, u vërtetuan si të qena.

Unë ndalem në këtë sepse kjo është emëri i të gjitha gjërave, prej nga do të dali ky krim i vërtetë, dështim i tmerrshëm i drejtësisë, i cili në 21 mars 2018 ka dëmtuar Kosovën, duke lejuar që të mbizoteroi budallallëku, për mos të thënë tradhëtia e 80 deputetëve të atij Kuvendi shqipfolës. Ai vendim nuk ishte gjë tjetër veçse trillimet e çmendura të dy kryeministrave paraardhës, Thaçit e Mustafës, për interesa personale që vetëm ata dhe vëllezërit e tyre siamezë i dinë, një mbulesë e fantazive më të papërfillshme që mund të imagjinohen edhe për deputetët ish-luftëtarë të asaj lufte çlirimtare.

Për të qenë të bindur për këtë duhet të lexohet me kujdes dhe pa asnjë trazim zemërimi raporti i Komisionit Bulliqi, i cili duhet t’i paraqitet nga opozita kundërshtare urgjentisht Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. U bëj thirrje edhe deputetëve të mirë që votuan atë krim, për ta lexuar edhe ata Raportin Bulliqi pa asnjë trazim zemërimi në zemrat e tyre, të cilët u bënë viktimë të atij vendimi të pamerituar që u muarr atje, në atë seancë Djalli të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit Bulliqi para se të delnin në ato pëfundime lexojnë dokumentat përkatëse në disa gjuhë të huaja: dhe kjo për 80 deputetët përbënte  një krim! Anëtarët e Komisionit Bulliqi nuk mbajtën dhe nuk fshehën asnjë dokument kompromisi, sikundër bëri Komisioni Mehaj: e që për 80 deputetët shqipfolës edhe kjo përbën një krim! Anëtarët e Komisionit Bulliqi folën sinqerisht e me guxim profesionisti para këtyre deputetëve: por dhe këtë deputetët votues e quajtën krim! Anëtarët e Komisionit Bulliqi u treguan shumë të zellshëm duke u përpjekur që deputetët të ishin sa më mirë të informuar: por për 80 deputetët shqipfolës edhe kjo përbën një krim!  Anëtarët e Komisionit Bulliqi edhe kur deputetët shqipfolës i akuzuan se gjithçka që ata bënë gjoja ishte turpshme, përsëri ata nuk u hutuan: por për 80 deputetët shqipfolës guximi intelektual e profesional i tyre përbën një krim! “Faktet” e Komisionit Mehaj u panë që s’ishte gjë tjetër veçse një provë e mallkuar.

Ashtu si të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kundërshtuan atë vendim, si dhe gjithë idealistët e formacioneve të UÇK-së, edhe unë e mohoj ekzistencën e atyre “fakteve” të Komisonit Mehaj, të cilat janë një gënjeshtër, sa e urryer dhe cinike, sikundër edhe Ju e keni deklaruar botërisht disa herë. Dhe jam i bindur se edhe Ju keni mendimin se autorët e atyre “fakteve” nxitën të gjithë Kosovën që ta besonin atë Komision, duke u fshehur pas ngatërresave të kuptueshme që ata kishin nisur, prandaj dhe ata kanë vulosur gojët e tyre duke i shqetësuar zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë dhe duke e prishur shpirtin e tyre. Unë nuk mund të imagjinoja një krim më të madh kundër Kosovës.

Unë nuk kam ndërmend t’u kronikohem dëshmive të Komisionit Bulliqi dhe “dëshmive” të Komisionit Mehaj, si dhe përfundimeve të atij votimi të 21 marsit 2018 në Kuvendin e Kosovës. Por, ndërkohë që atë vendim do ta marrë në shqyrtim Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kam bindjen se do të ketë kundërshtime të mëdha nga populli shqiptar në Kosovë ndaj atij votimi, si dhe bindjen se ai vendim ka për t’u kundërshtuar nesër po nga shumica juaj që e votuat, edhe pse ju të gjithë do të bëni të pamundurën që Gjykata Kushtetuese ta miratoi atë vendim tuajin të datës 21 mars 2018.

Zoti Kryeministër Haradinaj,

Si bashkëluftëtar i Juaj kam të drejtën legjitime që t’u tërheq vemendjen se po ecni pikëpërpikë në të njëjtën histori sikundër bëri Gjenerali fraces Filip Peten, të cilit Lufta e Parë Botërore i dha të drejtë në shumë drejtime dhe fama e Peten-it njohu një rritje të dukshme, duke u bërë ndër të tjera shef njësie i atij që më vonë do të ishte personazhi më i madh francez i shekullit – Sharl De Gol… Kështu ndodhi edhe me Juve- u bëtë një ndër Koamnantët më të lavdishëm të të gjithë njësive të UÇK-së.

Pas Luftës së Parë Botërore, Peten hyri gradualisht në jetën politike, duke vijuar të luajë një rol të dorës së parë në ushtri dhe më 11 korrik 1940, me anë të tre akteve kushtetuese, Peten shpallet kryetar i shtetit francez dhe merr të gjitha pushtetet… Kështu ndodhi edhe me juve, duke u bërë Kryeministër si dhe duke dhënë shembullin e një luftëtari të ndershëm, dhatë dorëheqjen nga Kryeministër dhe i thatë drejtësisë ndërkombëtare: ja ku më keni!

Në këto rrethana Peten shihej publikisht si njeriu që mund ta shpëtonte Francën. Kështu ndodhi edhe me Ju.

Në maj 1940 Franca pushtohet nga gjermanët dhe Peten ndërhyn pranë kryeministrit Rejno për të arritur një kompromis me Hitlerin. Rejno dorëhiqet pak ditë më pas dhe Peten shpall qeverinë e tij në Vishi, një territor në jug të vendit, nga e cila mori emrin edhe “republika e Vishisë” që ai krijoi, duke e lënë pjesën tjetër të vendit në dorën e gjermanëve. Kështu ndodhi afërsishtë edhe me Ju, ku, nën presionin e popullit, tërhiqet Hashim Thaçi nga Kryeministër e pas tij edhe Isa Mustafa dhe Ju bëheni Kryeministër i Kosovës, pasi ktheheni nga arrestimi në Francë!

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Peten-i, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940-44. Ligjet e aprovuara gjatë asaj kohe, fillonin të gjitha me përcaktimin “Ne, Marshalli i Francës dhe Këshilli i Ministrave…”. Në 24 prill 1945 në kufirin me Zvicrën Peten u arrestua nga qeveria provizore e De Gol-it. Procesi kundër tij u zhvillua në 23 korrik 1945 në Gjykatën e Lartë Franceze. Ai u mundua të hiqet gjatë gjyqit si një aleat i fshehur i De Gol-it, duke larguar përgjegjësitë e rënda gjatë pushtimit gjerman. Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të shumta që ju drejtuan. Gjyqi e konsideroi fajtor për tradhëti të lartë dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskim të pasurisë. Për shkak të kontributit të tij ushtarak, De Gol i fali jetën, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm. Peten vdiq në burg më 23 korrik 1951.

Unë kam besim se ju nuk do të përfundoni plotësisht si Peten-i, por emery, lavdia dhe pasuria e Juaj do të pësoi një ndëshkim të ngjashëm, nëse nuk e anulloni atë vendim të Kuvendit të Kosovës, të 21 marsit 2018.

Unë, si bashkëluftëtar i Juaj, përmes kësaj letre kam vetëm një pasion: t’u ndriçoj duke iu thënë se jini mbajtur në errësirë, dhe këtë e bëj në emër të gjithë vullnetarëve nga shteti amë në radhët e fornacioneve të UÇK-së, duke u thënë që të mos ndikoheni edhe nga presionet e ambasadorëve të huaj.

Është ajo e drejtë legjitime e të qenit bashkëluftëtar që më jep të drejtën t’u bëj këtë thirrje: Shpëtoni territorin e Kosovës si dhe emërin dhe lavdinë tuaj të deritashme, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta quaj antikushtetues atë vendim të Kuvendit dhe, po qe nevoja, bëni edhe dorëheqjen e nderit nga Kryeministër i Kosovës.

Në të kundërt do t’u akzojnë për egoizëm, për të pagdhendur, të varfër në shpirt, mendjemadh e të pavendosur, do t’u thonë se është gara Juaj për vlera materiale që do t’u shkatërroi e kalbëzoi shpirtin njerëzor që treguat gjatë luftës çlirimtare; do t’u akuzojnë se është etja Juaj për të grumbulluar sa më shmë pasuri që do të zhduki te Ju gjithçka njerëzore.

Dhe, të jinni të sigurtë, se çdo gjë që Ju mund të thoni për të justifikuar atë vendim parlamenti do të tingëlloi hipokrite.

Me respektin tim më të thellë, Zotëri Ramush!

Shpëtim Golemi, Tiranë, 23 mars 2018

http://www.opozita.com/2018/03/kolonel-shpetim-golemi-dergon-leter-kryeministrit-haradinaj/

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close