Advertisements

Komunistët rus ankohen se këto ishin “Zgjedhjet më të pista ndonjëherë…”

Pas zgjedhjeve të djeshme për president të Rusisë kanë filluar të arrijnë edhe ankesat e para nga subjekte dhe kandidatë të cilët edhe siç është pritur kanë humbur kundrejt favoritit Vladimir Putin.
Kandidati i Partisë Komuniste të Rusisë në zgjedhjet presidenciale Pavel Grudinin tha se zgjedhjet për president të Rusisë ishin “të padrejta”.Ai tha se kampanja presidenciale ishte më e ndyra në tërë periudhën postsovjetike.

“Tashmë e qartë se zgjedhjet ishin të padrejta”, tha Grudinjan në një konferencë shtypi.
Ai tha se opozitari Aleksei Navalny, i cili nuk u lejua të kandidonte për shkak të dënimeve gjyqësore, tha se “dy ose tre herë mundej të votohej” dhe se raste të tilla u regjistruan në rajonin e Moskës.
Kreu i KPRF, Genadi Zyuganov, tha se sipas të dhënave të partisë Grudinini mori 2.5 përqind më shumë vota se sa njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Pra këtu qëndron edhe fakti i sjelljes së votuesve me autobusë dhe shtimi i votave të paqena me çdo kusht për të fituar numërin e nevojshëm për presidentin Putin,pas thirrjes së Navalnit opozitar për të bojkotuar zgjedhjet.

Advertisements
%d bloggers like this: