Advertisements

KONTESTI PËR EMRIN E SHTETIT DHE MARRËVESHJET E FSHEHTA PËR NDARJEN E MAQEDONISË

Abdulla Mehmeti


KONTESTI I NGRITUR NGA GREQIA PËR EMRIN E MAQEDONISË, I CILI ZGJAT MBI 25 VJET, ËSHTË VAZHDIMËSI E KËTYRE MARRËVESHJEVE MES SHTETEVE ALEATE SLLAVE-ORTODOKSE, ME PËRKRAHJEN E RUSISË, JO VETËM PËR NDARJEN E MAQEDONISË, POR KRYESISHT NË DËM TË INTERESAVE SHQIPTARE NË BALLKAN.

MARRËVESHJET PËR NDARJEN E MAQEDONISË, NGA VITI 1904 DERI MË SOT:

1. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (12 prill 1904);
2. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (13 mars 1912);
3. Marrëveshja serbe-greke për ndarjen e Maqedonisë (19 maj 1913);
4. Marrëveshja për Aleancë mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;
5. Marrëveshja për miqësi mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;
6. Nënshkrimi i Protokolli nga përfaqësuesit e Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, më 30 mars 1904;
7. Marrëveshje për Aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;
8. Nënshkrimi i Aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;
9. Deklaratë në lidhje me Marrëveshjen për aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 16 maj 1912;
10. Konventë ushtarake lidhur mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 19 qershor 1912;
11. Marrëveshje mes Shtabeve të Armatave të Bullgarisë dhe Serbisë, 19 maj 1912;
12. Marrëveshje mes Gjeneralshtabeve të Bullgarisë dhe Serbisë, 15 shtator 1912;
13. Konventë ushtarake e lidhur mes Bullgarisë dhe Greqisë, 22 shtator 1912;
14. Protokoll për lidhjen e Marrëveshjes për Alenacë mes Greqisë dhe Serbisë, nënshkruar më 22 prill/5 maj 1913;
15. Konventë ushtarake e lidhur mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, e nënshkruar më 1/14 maj 1913;
16. Marrëveshje për paqe mes Turqisë dhe shteteve aleate ballkanike, më 17/30 maj 1913;
17. Marrëveshje për Aleancë mes Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Greqisë, 19 maj/1 qershor 1913;
18. Konventë ushtarake mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, 19 maj/1 qershor 1913;
19. Marrëveshje për ndarjen e Maqedonisë, mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, (me përkrahjen e Rusisë) Bukuresht, 10 gusht 1913;
20. Marrëveshje e fshehtë mes Greqisë dhe Serbisë (me pjesëmarrjen edhe të Bullgarisë, Presidenti bullgar Zhelo Zhelev e ka kundërshtuar), e njohur si Marrëveshja Micotakis-Millosheviq, për ndarjen e Maqedonisë, një vit pas pavarësimit të saj, më 1992.

Shënim: Gjatë viteve të fundit është aktivizuar sërish Aleanca e shteteve sllave-ortodokse në Ballkan, për çdo vit kanë mbajtur samite të nivelit më të lartë shtetëror (Selanik-Greqi, Varna-Bullgari, Beograd-Serbi), me pjesëmarrje të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

(11 mars 2018)

Advertisements
%d bloggers like this: