Advertisements

Kosova të merr frymë lirisht !

Fahri Xharra


Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të flasin!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë! Jo sot, por qe nga paslufta.

Shumë dëshpëruese , ne ende nuk e arritëm nivelin e atdhedashurisë që e kishim ndër vitet 1968-1981.
Atdhe dashuria nuk na ka munguar kurrë ,porse në vitet që i përmenda më lartë guxonim ta shprehnim haptas . Pa dro !
Unë e shoh një ndryshim të madh në të menduarit shoqëror në mes të asaj kohe dhe këtij 18 vjetshi të fundit. Një ndryshim shumë i madh : ” Për të rikthyer qytetërimin e lashtë, ne duhet t’i bëjmë dy gjëra: së pari, të pendohemi për devijimin e turpshëm historik dhe së dyti,të shkarkohemi nga trashëgimia djallëzore e pushtuesve!- me thotë Erton Gashi . A ka të drejtë?
Ajo kohë ishte e Ali Hadrit dhe të tjerëve të të njëjtit mëndim. Po sot ?
Këto ditë dhe që 19 vjet e lexojmë të njëjtën : “ Sulmi ndaj figurave kombëtare të shqiptarëve, nga ana e prijësve mysliman shqiptarë, tanimë është bërë i zakonshëm. Një prej tyre ishte edhe hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili kundërshtonte vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Ai thoshtë se ata janë armiq islamit, e populli shqiptarë i Shkupit, është 100% janë mysliman. Pjetër Bogdanin, hoxha në fjalë, e cilësonte si njeriun më të pisët, sipas të cilit “ ai e paska sharë pejgamberin Muhamed.”
“I ka thënë një epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thoshte Hoxha në fjalimin e tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehejedhe kundër vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të shqiptarëve, ai e quante kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën Terezë thotë se ajo duhet vlerësuar, pasi kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një grua e cila ka punuar kundër islamit.”
Në kohën kur Ali Hadri botohej serbisht edhe serbët e flisnin të vërtetën shqiptare , shqiptarët e moshuar shkrehnin në lot që iu erdhi dita të flasin atë që e duan.
Ju lutem të keni vëmendje në këtë pjesëz “Këtyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. …. Edhe pse kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, por gjatë hulumtimeve të mia të këtyre ditëve, mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë dhe e paskëshin linçuar me lloj-lloj akuza e shpifje. “
Jo pra , sepse ishte koha e Ali Hadrit .
Hasan Kaleshi shkruante ,por jo për lexuesin shqiptar të Kosovës dhe sot vajtojmë për të :” Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thuktë për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pah se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale “ Ç`kohë kjo e sotme ?.
Nga e gjithë kjo shihet qartë se lobi serbo-rus në Kosovë është tejet i fuqishëm. Si duket ky lob do të bëhet kob për Kosovën, sepse thellë kanë depërtuar me pykat e tyre për të prapështuar çdo nismë të mirë që bëhet për Prishtinën dhe për Kosovën. Me keqardhje !

Advertisements
%d bloggers like this: