Advertisements

Kroatët kërkojnë vend të garantuar në Parlamentin serb

Kroatët janë të diskriminuar në Serbi,sidomos pas luftës së fundit dhe agresionit aerb kundër Kroacisë.Megjithë këtë kroatët të cilët jetpjnë në shtetin serb vazhdojnë ti kërkojnë të drejtat e tyre si pakicë.
Presidenti i DSHV Tomislav Zigmanov thotë se partia do të vazhdojë të këmbëngulë në një vend të garantuar për pakicën kombëtare kroate në Kuvend.

Zigmanov në asamblenë vjetore të partisë në Suboticë tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për një mandat të garantuar, sipas modelit që ekziston në Kroaci për pakicën serbe.
Ai tha se pas deklaratës së kryeministrit Ana Brnabiç se ajo nuk mendonte se kroatët duhet të kishin një vend të garantuar në parlamentin serb.

Zigmanov është , i befasuar nga qëndrimi i Ana Brnabić, “sepse përfaqësuesit e pakicës serbe e përdorin këtë instrument të përfaqësimit në Mal të Zi, Maqedoni, Rumani, Kroaci dhe Kosovë”.
“Çështja e mandateve të garantuara për anëtarët e pakicës kroate në Serbi nuk është çështje e mendimeve te autoriteteve në këtë vend, por është obligim i Serbisë që vjen nga neni 9 i marrëveshjes që ajo nënshkroi me Kroacinë,” tha Zigmanov,përcjellin mediat beogradase.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: