Advertisements

Kryeministri Haradinaj i bindur se të marten e javës që vjen do të votohet demarkacioni!

Kryeministri Haradinaj ka thënë se seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi do të mbahet të marten e javës që vjen si dhe është shprehue se është i bindur se ai do të votohet po atë ditë nga deputetët e Kuvendit.

“Pas konsultave me grupet parlamentare me partitë politike për të martën në ora 14:00 do të shkojmë me seancën për demarkacionin. Të gjithë deputetët e Kosovës janë të Kosovës dhe ka prej tyre jam i bindur që me votën e tyre të lirë do të përkrahin demarkacionin që respekton tërësinë territoriale në këtë rast dhe zhbllokimin apo heqjen e izolimit”, tha Haradinaj sot në hollin e Kuvendit.

I pyetur se a i kanë sigurt votat për kalimin e demarkacionit ai tha “seanca është të martën besoj në ora dy dhe do ta shohim bashkë”, tha kryeministri Haradinaj.

Advertisements
%d bloggers like this: