Advertisements

Kryeministri hungarez Orban:Europa po invadohet nga migrantët

Sipas kryeministrit hungarez europianët nativ shpejt do ngelen pakicë pasiqë Europa Perëndimore gjendet nën invazionin e migrantëve.
Këtë ai ua tha mbështetësve në një mbledhje të madhe disa javë përpara zgjedhjeve parlamentare hungareze dhe me rastin e 170 vjetorit të revolucionit të vitit 1848, për të shtuar se Europa i është dorëzuar migrimit masiv të njerëzve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

“Të rinjtë e Evropës Perëndimore do të përjetojnë të bëhen një pakicë në vendet e tyre dhe do të humbasin vendin e vetëm që ata mund ta thërrasin në shtëpi,” tha ai.
Sipas tij, vendet që nuk ndalojnë migrimin në kufijtë e tyre do të jenë të humbura.
Orban, në fushatën e tij për mandatin e tij të tretë, u përqendrua në politikën e bllokimit të migrimit, raporton AP.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Budapestit, Ditës së Shtetit të Hungarisë, në mbështetje të Kryeministrit Viktor Orban dhe qeverisë së tij, tre javë përpara zgjedhjeve parlamentare në atë vend.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: