Advertisements

Kryeministri kinez Li Keqiang: Askush nuk përfiton nga lufta tregtare kinetzo-amerikane,

ATSH/ – Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën se lufta tregtare kino-amerikane nuk sjell përfitime për asnjë palë dhe se askush nuk mund të dalë i fituar nga kjo luftë, njofton CRI-ja.

Ai shprehu shpresën që të dy palët do të mbajnë qëndrime të arsyeshme dhe nuk do të veprojnë në mënyrë emocionale, duke shmangur kështu luftën tregtare.

Kreu i qeverisë kineze tha se “ekonomia e Kinës dhe ajo e ShBA-së janë përplotësuese të njëra-tjetrës në një shkallë të madhe dhe qëndrueshmëria e marrëdhënieve kino-amerikane është një lajm i mirë për të dy vendet dhe tërë botën”.

Ai theksoi se “vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë kino-amerikane arriti një vlerë prej 580 miliardë dollarësh, duke u orientuar kryesisht nëpërmjet tregut dhe rregullave tregtare. Në të ardhmen, Kina do të zgjerojë hapjen në sektorin e shërbimeve, të përpunimit, të mallrave etj”.

“Pala kineze shpreson që edhe pala amerikane të lehtësojë kufizimet ndaj eksportimit të mallrave me teknologji të lartë e vlerë të shtuar të lartë në Kinë, gjë që është një mjet i rëndësishëm për ekuilibrimin e tregtisë kino-amerikane”, vazhdoi kryeministri kinez./ /G.S/ a.jor.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: