Advertisements

Kryeministri Rama: Lobimi rus është çështje e Bashës me drejtësinë

ATSH/.- “Është koha që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’i deklarojë të gjitha përballë prokurorëve, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian”, deklaroi sot përmes një videoje Kryeministri Edi Rama, duke përsëritur thirjen ndaj kreut të PD-së, që të shkojë në prokurori.

Kryeministri Rama përmes një video në rrjetin social “Facebook”, komentoi deklaratat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në emisionin “Opinion”, lidhur me dyshimet për financimet ruse në PD.

Sipas kryeministrit, “kjo është çështja e Bashës me drejtësinë, ndaj ai duhet të shkojë në prokurori”.

“Ai momenti kur pasi të kanë bërë udhëheqës me zor dhe s’di çfarë përgjegjësie të kanë dhënë në dorë thua: “Deklaroj me përgjegjësi se…” E ç’sëkëlldi kur mendon që një parti e tërë rri dëgjon e nuk bëzan… dhe që ka plot njerëz që ende dëgjojnë…e madje akoma besojnë “deklarimet me përgjegjësi” të kujt haberin s’e ka për përgjegjësinë që ka”, shprehet Kryeministri.

Përmes kësaj videoje ai risjell edhe njëherë në vëmendje deklaratat e Bashës në emisionin “Opinion”, sipas së cilit “Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me kompaninë “Biniatta Trade LP”.

“Kjo është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë mes tij dhe Muzin-it. Unë po ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se PD nuk përmendet në asnjë rresht, nuk është pjesë në asnjë rresht e kësaj marrëdhënie midis dy palëve të treta”, deklaron Basha në “Opinion”, ndërsa në videon e kryeministrit ngrihet pyetja retorike se “si ka mundësi që kjo kompani ka paguar dhe punuar për Bashën, pa dijeninë e tij”.

“Në dosjen e tij, Muzin deklaroi se ishte paguar 675 mijë dollarë për tre muajt e tij të punës për PD-në. Kjo përfshinte edhe një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë në 9 qershor nga PD. Muzin e tërhoqi këtë shumë të madhe prej 500 mijë dollarësh, vetëm disa ditë para se të organizonte që Basha të kishte atë foto të rëndësishme me Trump”, citon “Mother Jones”./

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: